Shkurt.ch
I dyshuari për vrasjet në Lucern, shqiptar nga Kosova
Një koleg i punës dhe fqinj i dorasit ka konfirmuar për albinfo.ch se krimin në Menznau të Lucernit e ka kryer shqiptari Viktor B. nga fshati Nec i Gjakovës
Gjatë gjithë pasdites së sotme albinfo.ch pas marrjes së informatave të paverifikuara nga burime të ndryshme brenda komunitetit, ka bërë përpjekje të marrë konfirmimin për rastin e rëndë të krimit që ka ndodhur sot në Menznau të Lucernit.
Një koleg i punës dhe fqinj i dorasit, në kushte anonimiteti ka konfirmuar për albinfo.ch se krimin në Menznau të Lucernit e ka kryer shqiptari Viktor B. nga fshati Nec i Gjakovës. Sipas burimit tonë, autori i vrasjes nuk ishte në orar të punës por kishte ardhur enkas për të kryer krimin. Dy të vrarët, sipas tij janë zviceranë, njëra prej tyre femër, që punonte në kantinën ku ndodhir vrasja.
Rreth motiveve të mundshme burimi ynë nuk ka informacione por ajo që është vënë re kohëve të fundit te Viktor B., ka qenë mbyllja në vetvete dhe mungesa e shoqërimit me të tjerët. Megjthatë ai thotë se autori i vrasjes nuk ka qenë i njohur si tip problematik dhe ka pasur një jetë të qetë e normale.
Kohëve të fundit ai e kishte ndërruar vendbanimin duke kaluar nga Menznau në Willisau. Bashkëbiseduesi ynë thotë se në këtë fabrikë punojnë një numër i madh shqiptarësh, rreth 60 sish.
Nga ana tjetër policia, me gjithë përpjekjet e bëra nga albinfo.ch nuk ka pranuar të japë informata në lidhje me rastin me arsyetim detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale
Mediet e Lucernit për dorasin shkruajnë se ka qenë kickboksier.
14:35
Në konferencë e paralajmëruar të shtypit që u mbajt rreth orës 14, policia vetëm ka konfirmuar se sulmuesi dhe të sulmuarit janë zviceranë dhe se 6 nga shtatë të plagosurit kanë marrë plagë të rënda. Ende nuk dihet nëse ata janë në rrezik për jetën ose jo.
Vrasësi (42 vjeç) ka qenë punëtor shumëvjeçar i firmës dhe nuk ka rënë në sy më parë për probleme me bashkëpunëtorët. Zyrtarët policorë po ashtu nuk kanë mundur të tregojnë se si ka ndodhur vrasja e sulmuesit. “Duket se ka pasur edhe një këmbim të shtënash me armë në vendin e ngjarjes. Rrethanat e vrasjes janë objekt i hetimeve të mëtutjeshme”.
Konferenca ka zgjatur vetëm rreth 15 minuta dhe përfaqësuesit e policisë nuk kanë lejuar pyetje.
——
Në kantinën e fabrikës për përpunimin e drurit “Kronospan” në Menznau të Lucernit një person ka shtënë me armë me ç`rast sipas dëshmitarëve, ka vrarë pesë veta dhe ka plagosur një numër të panjohur personash. Ndërkohë informatat nga Menznau thonë se janë tre të vrarë dhe 7 të plagosur. Në mesin e të vrarëve është edhe vetë sulmuesi.
Siç bën të ditur policia e Lucernit, krimi ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit.
Mediet zvicerane duke iu referuar dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes flasin për pesë persona të vrarë, ndërsa policia deri më tash nuk ka ofruar të dhëna mbi autorin e masakrës, motivin e tij dhe mbi viktimat. Një zëdhënës i policisë së kantonit të Luzernit vetëm ka konfirmuar se në Menznau ka ndodhur një konflikt dhe se policia ndodhet në një numër të madh në vendin e ngjarjes. Po ashtu tre helikopterë të shërbimit për shpëtim nga ajri Rega, bartur katër të plagosur rëndë në dy spitale të ndryshme.
Policia ka njoftuar se në orën 14.00 do të dalë me të dhëna më të hollësishme në lidhje me krimin.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas













