Futboll
Hysaj kërkohet nga Tottenham
E ardhmja e Elseid Hysaj te Napoli mbetet ende mister. Për shkodranin së fundmi interesohet skuadra e Tottenhamit.
Prestigjozja “The Sun” bën të ditur Hysaj mund të bëhet pjesë e shkëmbimit që do të çojë mbrojtësin anglez Kirean Trippier te Napoli.
Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Ancelotti dhe vetë lojtari gjithashtu dëshiron transferimin te të kaltrit.
‘Gjelat’ e Londrës janë gati ta shesin Trippier, por vetëm nëse Hysaj përfshihet në ofertën e Napolit.
Duke parë që nuk është më aq i rëndësishëm sa më parë për skemat e Ancelottit, vetë Hysaj është pro një kalimi në Premier League dhe në rast se ribashkimi me Sarrin te Chelsea nuk është i mundur, kalimi te skuadra tjetër londineze e Tottenhamit shihet si një alternativë shumë e mirë për mbrojtësin e kombëtares.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














