Zhvillim
Humanisti zviceran bën me ngrohje qendrore shkollën e fshatit Strazhë
Projekti u realizua në baza vullnetare me nismën e dy miqve, Willy Knecht dhe Nezir Loki
Willy Knecht, zvicerani i dëshmuar tashme si mik i shqiptarëve, e ka ridëshmuar edhe njëherë përkushtimin e tij për Kosovën dhe njerëzit e saj. Së bashku me Nezir Lokin, mik i tij nga Kaçaniku, me qëndrim në Zvicër ai ka rrumbullakësuar edhe një aksion për lehtësimin e jetës së banorëve të Kosovës. “Sot, unë dhe miku im Willy Knecht e ndjejmë veten shumë krenarë”, shkruan në llogarinë e tij në fb Nezir Loki.
Pastaj, duke e sqaruar arsyen, ai më tutje tregon: “ sepse sot e realizuam një projekt të vogël por i cili do t`u shërbejë shumë nxënësve të shkollës fillore të fshatit Shtrazë të Kaçanikut”.
Bëhet fjalë për instalimin e ngrohjes qendrore në këtë shkollë që do t`u shërbejë arsimtarëve dhe nxënësve nga klasa e parë deri në të nëntën. Më tutje Loki, i kontaktuar nga albinfo.ch sqaron se fshati Shtrazë njihet pë dimrat e tij të ashpër pasi që gjendet në një lartësi mbidetare prej mbi 1100 metrash…. Projekti u realizua në baza vullnetare me nismën e dy miqve, Willy Knecht dhe Nezir Loki .
Por këtu nuk duhet harruar edhe shume donatorë zviceranë të cilët i ka mobilizuar Willy Knecht si dhe mërgimtarët e fshatit Shtrazë, të cilët jetojnë dhe punojnë me dekada në Lucern. Me ketë rast, shton Loki, “dua të falënderoj nga zemra humanistin Kacanikas Emrush Tafili i cili kur dëgjoi për projektin, pa asnjë hezitim ofroi 500 euro”. Ai falënderon edhe të riun nga Poroi i Tetovës, Valtrim Qazimi nga Poroi i Tetoves i cili ofroi 100 euro.
“Ne duhet të vazhdojmë edhe më tutje me këso projektesh për t`ua përmirësuar kushtet bijve dhe bijave tona, vëllezërve e motrave në Kosovën e dashur”.
Loki thotë për albinfo.ch se gjithsej janë investuar rreth 5700 euro, gjysma e kësaj shume e siguruar nga Willy.
Willy Knecht , nga viti 1999 kur e ka vizituar për herë të parë Kosovën si ekspert për ekshumimin e viktimave të luftës, është lidhur pazgjidhshmërisht me Kosovën dhe njerëzit e saj. Nga ajo kohë ai në mënyrë të rregullt ndihmon disa familje të varfra dhe persona me nevoja të veçanta në komunën e Kaçanikut. Së fundi Knecht ka botuar një libër , shumën e fituar nga shitja e të cilit sërish ia ka dedikuar një familjeje në nevojë nga Komuna e Kaçanikut.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri














