Bujar Muli, i njohur si “Hulku kosovar” e ka thyer rekordin në disiplinën e mbajtjes së peshës mbi trup, duke hyrë në Librin e Rekordeve Guinness.
Në një ceremoni të organizuar në sallën e sporteve në Vushtrri, ai arriti të mbajë mbi trup mbi 2,000 kilogramë për pesë sekonda, duke përmirësuar rekordin e mëparshëm prej 1,819 kilogramësh, transmeton albinfo.ch.
Pas konfirmimit të rezultatit, Bujar Muli pranoi certifikatën e Guinnessit nga përfaqësuesit e organizatës, të cilët ishin të pranishëm për ta verifikuar dhe certifikuar rekordin.
Pamje nga organizimi:


