Lajme
HRW: Romët të diskriminuar në Ballkan
Organizata Human Rights Watch i rekomandon Bosnjës, Serbisë dhe Kosovës që të ndalojnë abuzimet ndaj komunitetit romë
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë progres të kufizuar sa i përket llogaridhënies për krimet e luftës dhe çrrënjosjes së diskriminimit dhe abuzimit të minoritetit rom. Kështu konsideron Organizata Human Rights Watch në raportin e fundit për të drejtat e njeriut më vitin 2013.
HRW ka konstatuar progres të vogël në këtë rajon edhe sa i përket adresimit të dhunës ndaj gazetarëve dhe komunitetit homoseksual. Grupi po ashtu thotë se ka mungesë të zgjidhjeve të qëndrueshme për refugjatët dhe të zhvendosurit brendapërbrenda.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë më shumë për të sjellë të drejtat e njeriut në një linjë me standardet evropiane dhe ndërkombëtare”, ka thënë Lydia Gall, hulumtuese për Ballkanin dhe Evropën Lindore, pranë organizatës Human Rights Watch.
Sipas saj, Bosnja, Serbia dhe Kosova duhet të ndalojnë abuzimet serioze nëse vërtet synojnë të lëvizin më pranë Bashkimit Evropian.
Në raport thuhet se prokurorët në Serbi dhe Bosnjë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në vitin 2013 për ndjekjen penale të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, raporton INA.
Pavarësisht disa dënimeve, përgjegjësia për këto krime ka mbetur e padefinuar, me ndjekje të pakta penale në gjykatat kombëtare të të dyja vendeve, thuhet në raport. Po sipas tij, ndjekja e krimeve të luftës në Kosovë ka mbetur e ngadaltë dhe e dëmtuar nga problemet e mbrojtjes së dëshmitarëve.
Human Rights Watch thotë se mbrojtja e minoriteteve mbetet e dobët në gjithë rajonin. Organizata vë theksin mbi romët, të cilët, sipas saj, përballen me diskriminim të gjerë sa i përket qasjes në kujdesin shëndetësor, arsim dhe strehim, si dhe me dëbime të detyrueshme.
Në Kosovë, vijon raporti, diskriminimi kundër romëve dhe minoriteteve të tjera, të njohura si ashkali dhe egjiptianë, është përkeqësuar nga dëbimet e vazhdueshme nga Evropa Perëndimore, pa ndihmë adekuate për t’i ndihmuar këto grupe që të integrohen me pjesën tjetër të popullsisë.
Në raportin 667 faqesh, Human Rights Watch ka përmbledhur çështjet kryesore në më shumë se 90 vende.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës Ndërkohë, në hyrje të Kosovës, pritjet janë përgjithësisht më të shkurtra.... -
Rita Ora kujton traditat shqiptare: Gjyshja më lexonte filxhanin si një hartë të së ardhmes -
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












