Zhvillim
Hoti nuk premton për pensionet, pret rritje të të hyrave
"Kemi pasur rritje të konsiderueshme të të hyrave tatimore edhe në Administratën Tatimore prej 11.1 për qind edhe me doganën prej diku mbi 7 për qind"
Lidhur me deklarimin e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi për rritjen e pensioneve për 100 euro, kolegu i tij në qeveri, ministri i financave Avdullah Hoti nuk ka përgjigje të saktë .“Jemi duke i finalizuar shifrat për vitin 2016 dhe sapo t’i finalizojmë do të dalim me qëndrime konkrete”, ka thënë ai në një intervistë dhënë kosovapress-it.
Ai po ashtu tha se mosfunksionimi i Kuvendit rrezikon miliona euro donacione dhe kredi të parapara nga marrëveshjet ndërkombëtare. Me mosratifikimin e tyre, Hoti tha se Kosova mund t’i humbë ato. Një nga projektet që rrezikon të shtyhet është edhe ai për Termokosin, ndërsa Buxheti për vitin 2016 parashihet të jetë për 9 për qind më i lartë se këtë vit.
“Kemi disa marrëveshje me Gjermaninë për kredi. Janë dy marrëveshje të tjera për donacione nga Luksemburgu në Ministrinë e shëndetësisë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe ka plot ligje të cilat po presin…Këto të Luksemburgut njëra është, mos të flas saktë me shifra, njëra është 4 milionë tjetra me sa di është 7 milionë euro. Një marrëveshje tjetër me Gjermaninë është diku 4 milion për Termokosin… Disa janë kredi dhe disa të tjera janë donacion. Është një marrëveshje tjetër me Bankën Botërore me Ministrinë e Arsimit prej rreth 11 milionë euro që priten të ratifikohet me dy të tretat e votave në Kuvend. Pra janë shumë marrëveshje që janë që ne po humbim nuk mund të fillojnë projektet të implementohen pa u aprovuar e ratifikuar këto marrëveshje në Kuvend”, tha Hoti.
Hoti tha po ashtu se janë në fazën finale të hartimit të buxhetit i cili sipas tij është në harmoni të plotë me Fondin Monetarë Ndërkombëtar (FMN). Deri më 31 tetor buxheti i dërgohet Qeverisë e më pastaj procedohet në Kuvend.
“Jemi duke e finalizuar buxhetin për vitin 2016. Në parim në shifra kryesore të buxhetit jemi pajtuar qysh në qershor kur kanë qenë këtu… Ne kemi pasur një performancë jashtëzakonisht të mirë gjatë këtij viti kemi pasur të hyra të konsiderueshme të të hyrave tatimore edhe në Administratën Tatimore prej 11.1 për qind edhe me doganën prej diku mbi 7 për qind kështu që në këtë drejtim sivjet kemi kaluar shumë mirë dhe tash pritjet janë pozitive. E kemi një shifër të përafërt që është diku 8-9 për qind buxhet më i lartë për vitin e ardhshëm sesa që e kemi këtë vit. Por gjithmonë mbi projeksionin e të hyrave shumë reale”, tha Hoti, raporton ksoovapress.
Projekte të reja në buxhet sipas tij, nuk ka të parapara shumë pasi buxheti i vitit të ardhshëm është i bazuar në kontrata të realizuara më herët.
Hoti ka përjashtuar mundësinë se me përshkallëzimin e TVSH-së ka realizuar të hyra më shumë.
“TVSH ka hyrë në fuqi në shtator rritja është prej fillimit të viti. Pra rritja e të hyrave në Administratën Tatimore dhe doganat nuk lidhet me rritjen me pakon fiskale edhe drejtpërdrejt me ligjin e TVSH… Por efektet ne kemi filluar t’i shohim tek investimet që po ndodhin. Ka miliona euro investime që kanë prit për një periudhë të caktuar derisa sa të hyjë në fuqi ligji i TVSH-së i cili i liron makineritë plotësisht edhe lëndët e para nga pagesa e TVSH”, tha Hoti.
Ministri i Financave po ashtu tha se deri në fund të këtij muaji pret të marrë raportin nga komisioni për faljen e borxheve.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës Violonçelisti francez performon sonte në Pallatin e Rinisë nën dirigjimin e Peter Valentovič, në një mbrëmje... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













