Kosova
Hoti e quan Kurtin: Një i humbur në Davos
Ish-kryeministri nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se kryeministri Albin Kurti paraqiti të dhëna të shtrembëruara nga Davosi, ku shkoi për Forumin Ekonomik Botëror, përcjell Albinfo.ch.
““Një i humbur në Davos”. Për 4 vite, kryeministri në largim e ka paraqitur Kosovën si vatër të mundshme konflikti e lufte. Ekonomia, zhvillimi e investimet kanë qenë në plan të dytë. Në plan të parë për të ka qenë nxitja e frikës e urrejtjes te qytetarët e Kosovës për armikun e jashtëm, ofendimet përçmuese ndaj opozitës, si dhe sulmet e ulëta ndaj bizneseve të caktuara. Pak ditë para zgjedhjeve, shkon në Davos e kërkon investime të huaja, duke shtrembëruar edhe të dhënat për zhvillimin ekonomik”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Hoti ka potencuar se “e vërteta është se për katër vite është abuzuar me 12 miliardë euro, duke mos kryer asnjë projekt madhor”.
“E vërteta është se janë krijuar skema të ndryshme sociale pa e kompletuar bazën ligjore, duke i lënë ato skema në vullnetin e vendimeve të qeverisë e ministrave. E vërteta është se është abuzuar me rezervat shtetërore, me importin e energjisë e me shumë çështje tjera. E vërteta është se kriza energjetike është thelluar, është anuluar projekti i gazit dhe Kosova ka importuar afër 600 milionë euro energji në këto katër vite. E vërteta është se deficiti tregtar është thelluar edhe për 2 miliardë euro më shumë se para katër vitesh”, ka shkruar tutje ai.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












