Kosova
Homazhe në 21-vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit
Liderët e institucioneve kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë, me rastin e 21-vjetorit të rënies së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se rënia e këtyre heronjve dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë të UÇK-së, ka bërë kthesën e madhe në lëvizjen kombëtare se në Kosovë kishte filluar një etapë e rezistencës së armatosur masive, përcjell albinfo.ch.
E, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se me këtë po shprehin respektin për luftëtarët e lirisë. Haradinaj deklaroi se në të ardhmen duhet bërë që në ngjarje të tilla, e prerjen e shiritave, të mos e bëjnë politikanët, por të afërmit e të rënëve.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se këto nderime po bëhen në mënyrë që të mos harrohen veprat e heronjve, të atyre që kanë kontribuar për liri.
Në përvjetorin e rënies së heroit Zahir Pajaziti, homazhe lanë bërë edhe drejtues të partive politike dhe bashkëluftëtarët e tij.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










