Shqipëria
Holanda voton për rikthimin e vizave me Shqipërinë
Parlamenti i Holandës ka votuar pro propozimit për heqjen e vizave me Shqipërinë për shkak të kriminalitetit të shtuar.
5 parti politike në Holandë kërkuan në emër të grupit votimin për rikthimin e vizave për Shqipërinë. Partitë VVD, CDA, PVV, SP, CU kanë bërë bashkë 92 deputetë, nga 150, duke votuar kështu me shumicë votash kërkesën për heqje vizash për Shqipërinë.
Por heqjen e vizave nga vendet Schengen nuk e vendos Parlamenti i Holandës, por ai i BE. 5 partitë në Holandë kërkojnë pezullimin e përkohshëm të vizave për shkak të kriminalitetit të shtuar, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Partia VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë të qeverisjes. Ministri i Jashtëm Holandez vjen nga Partia VVD, ndërsa Ministri Grapperhaus, i cili ishte në Shqipëri, vjen nga Partia CDA.
Qeveria Holandeze ka qenë jo në favor të rikthimit të vizave; në këtë moment, për shqiptaret. Këtë qëndrim e kanë shprehur dhe në Tiranë. Ata kanë kërkuar një bashkëpunim më të mirë dhe një shkëmbim më të mirë informacioni.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













