Hidhet në det për t’i shpëtuar kasapit
Lopa e re siciliane “Tereza” e ka vënë në emocione tërë Italinë, pasi që për t’ i ikur kasapit, ka filluar të notojë në thellësi të detit
«Tereza» ka ikur gjatë 20 kilometrave këmbë nga ferma ku ka qenë e vendosur dhe ia ka filluar notit në det, në ngushticën e Messines, njofton e përditshmja «Le Matin».
“Tereza” është vërejtur duke notuar në det nga patrulla e brigadës finaciare, pasi të ketë notuar më shumë se 1 milje. Pasi që ajo është sjellë në breg, me të hipur në kamion, ka filluar të pallë dhe britma e saj nga frika i ka prekur pa masë kalimtarët.
Ditët në vijim shtypi lokal është mobilizuar dhe disa qytetarë kanë krijuar një profil facebooku «Ta shpëtojmë lopën ‘Tereza». Pas ca ditëve, mijëra internautë i janë përgjigjur apelit “Liri për ‘Terezën”.
Pas negociatave mes Shoqatës për mbrojtjen e kafshëve dhe pronarit,Tereza i është blerë këtij të fundit dhe një fermë e mbajtur nga prifti Francesco Pati ka pranuar ta mbajë atë.
“Tereza” është përcjellë në shtëpinë e saj të re nga një delegacion i Ministrisë së Shëndetit dhe shoqata që ia ka shpëtuar asaj jetën.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









