Kosova
Hidhet gaz në Kuvendin e Kosovës
Gazi lotsjellës është kthyer sërish në Kuvendin e Kosovës. Në momentin kur po pritej që të votohej për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, deputetët e Vetëvendosjes kanë hedhur dy bombola me gazë lotsjellës gjë që bëri të ndërpritet seanca, përcjell albinfo.ch.
Më herët Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, bëri një propozim para se të hidhet në votim projektligji. “Grupi jonë Parlamentar propozon që në këtë amendament pika 1.2, ku shkruan ‘dokumentacioni zyrtar i komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit shtetëror – si orientim’ të renditet si pika 1.3. Lus që të zhvillohen procedurat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës dhe ky amendament me këtë ndryshim t’iu sillet deputetëve për votim”, ka deklaruar Hoti.
Menjëherë është mbledhur Komisioni për Punë të Jashtme të cilët kanë votuar për ndryshimet e amandameteve. E në sallën e kuvendit Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, është shprehur edhe një herë kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, duke thënë se territori i Kosovës është më esencial në krahasim me liberalizimin e vizave, pasi që vizat nuk do të lëshohen para vitit 2019, ndërkohë që do të vihet edhe kushti për luftimin e korrupsionit.
Por deputeti Ilr Deda ka thënë se një pakicë e vogël nuk mund ti ndalë. Edhe deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo që ndodhi është për keqardhje.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











