Shkurt.ch
Hetohet “vetëvrasja” e Dedë Gecajt
Dy vjet pas vetëvrasjes së shqiptarit Dedë Gecaj në burgun e St. Gallen është iniciuar ndjekja penale për disa zyrtarë përgjegjës të përfshirë me rastin
Gjykata Federale e Zvicrës, dy vjet pas vetëvrasjes së shqiptarit Dedë Gecaj në burgun e St,Gallenit, ka vendosur të iniciojë procedura penale kundër zyrtarëve të ndryshëm të përfshirë me rastin. Gjykata dëshiron të hedh dritë mbi një ngjarje për të cilën ka dyshuar familja e Dedajt.
Në nëntor 2010 në St. Gallen vrasësi i mësuesit zviceran, Dedë Gecaj, ishte gjetur i vetëvrarë në qelinë e tij në paraburgim.
“Nuk mund të përjashtohet apriori që zyrtarët mund të jenë përgjegjës ngase nuk kishin marrë masa të mjaftueshme për të parandaluar vetëvrasjen”, shkruan Gjykatën Federale në vendimin e saj. Nuk përjashtohet që të ketë ndodhur vetëvrasja nga neglizhenca.
I akuzuari tashmë i ndjerë ka pasur një regjim të rreptë burgu dhe “përvoja ka treguar që mund ta ketë çuar në vuajtje mendore “, thotë gjykata.
Katër ditë para vetëvrasjes së Gecajt ai kishte pësuar një lëndim në kokë, kështu kishte treguar rezultati i autopsisë. I akuzuari ka thënë se ai kishte pësuar lëndime gjatë rrëzimit të tij.
Edhe pse në qelinë e tij u gjet një lak, zyrtarët përgjegjës nuk dhanë sqarime nëse lëndimi ndoshta erdhi nga një tentative vetëvrasjeje.
Ankesa në Gjykatën Federale erdhi nga djali i Dedë Gecajt.
Shqiptari Dedë Gecaj, pasi kishte vrarë mësuesin e të bijës, ishte arratisur në Kosovë, ku ishte dënuar nga një gjykatë serbe.
Pas përfundimit të luftës ai ishte liruar nga burgu dhe një kohë të gjatë kishte qëndruar i lirë në Kosovë, ndërkohë që autoritetet zvicerane e kërkonin ekstradimin e tij. Ai pastaj qe ekstraduar, por në fund të vitit 2010 qe gjetur i vetëvrarë në qelinë e tij të burgut në St. Gallen.
Për pasojë, nuk qe bërë e mundur t`i bëhej një gjykim i pavarur, në vendin e krimit, në Zvicër. Familja dhe avokati i tij vazhdojnë të hedhin dyshime mbi vetëvrasjen e tij
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht











