Bota
Heidelberg, qyteti përrallor gjerman
Heidelberg është një nga qytetet e rralla në Gjermani, i kursyer nga bombardimet gjatë luftërave, ndërsa arkitektura e tij mesjetare, lumi Neckar dhe kështjella, sot tërheqin vizitorë nga mbarë bota.
Bëhet fjalë për qytetin e pestë më të madh në Gjermani, ndërsa është një nga qendrat e rëndësishme kulturore dhe financiare në Evropë dhe njihet për nga historia e pasur, kulturore dhe trashëgimia natyrore, përcjell albinfo.ch.
I vendosur në krahinën Baden-Wurttemberg, qytet i recituar në shumë këngë, ndërsa me universitete me histori shumëvjeçare, si dhe sektorë shkence, mjekësi dhe makineri, Heidelberg vendoset në pozitën e një nga qendrave më të njohura në Evropë.
Në pjesën e lumit Neckar, që qytetin e ndan në të vjetër dhe të ri, janë ndërtuar shumë ura, mes të cilave veçohet ura Carl-Theodor, e gjatë 200 metra, ndërsa e gjerë shtatë metra.
Kjo urë, është një nga simbolet e qytetit. Në rrjedhë janë punimet në disa pjesë të urës, ndërsa kjo nuk pengon shumë çifte që të vijnë tek ura dhe të vendosin dry në shenjë të dashurisë.
Kështjella Heidelberg, e vendosur në kodër, është një nga destinacionet e preferuara të shumë turistëve, ndërsa edhe arkitektura është kënaqësi për vizitorët dhe shumë specialistë. Interesim për qytetin është treguar nga shumë mendimtarë, përfshirë Johann Wolfgang von Goethe, Friedrich Hegel, Max Weber dhe të tjerë.
E-Diaspora
-
Kush është gruaja që ju flet shqip kur fluturoni me CHAIR? Nga prezantuese në radio, në këngëtare e moderatore e disa emisioneve të njohura, ajo njihet si njëri...
-
Kurti: Diaspora, urë lidhëse për investime direkte
-
Gjestila Mehmetaj, një model frymëzimi për rininë shqiptare në mërgim
-
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për t’u regjistruar diaspora
-
Merakli t’kerreve: U ndihmojmë mërgimtarëve veçmas në kufij
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë