Kosova
Haziri përmend ndihmën helvetike për furnizim me ujë në Gjilan
Përveç marrëveshjes trepalëshe, Komunë-Hidromoravë dhe qeverinë zvicerane, e vlefshme mbi 800 mijë euro, do të ketë edhe investime tjera në ujësjellësin e Gjilanit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka përmendur ndihmën e madhe që ka dhënë Qeveria zvicerane për furnizimin me ujë për qytetarët e Gjilanit. Këto komente Haziri i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava” udhëhequr nga drejtorin Muhamet Suliqi.
Kryetari Haziri tha se bashkëpunimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me këtë ndërmarrje do të vazhdoj në mënyrë permanente, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta. Ai po ashtu tha se përveç marrëveshjes trepalëshe, Komunë-Hidromoravë dhe qeverinë zvicerane, e vlefshme mbi 800 mijë euro, do të ketë edhe investime tjera nga Komuna për investimin në rrjet të ujësjellësit në disa lagje dhe fshatra të qytetit.
Numri një i gjilanasve pohoi se po qeveria komunale po punon që t’i zgjidh problemet e rrjetit të vjetruar të ujësjellësit, duke bërë zgjidhje afatgjate për ujin e pijshëm për banorët e lagjeve dhe fshatrave të Gjilanit.
Ndërkaq, drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke besuar që ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të mirë të qytetarëve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












