Kosova
Haxhiu nga BE-ja kërkon statusin e vendit kandidat për Kosovën
Ushtruesja e detyrës së presidentes kërkoi që progresi i Kosovës në reforma të shpërblehet me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që progresi i Kosovës në zbatimin e reformave të reflektohet me hapa konkretë drejt integrimit evropian, transmeton albinfo.ch.
Gjatë takimit me Valentina Supertin, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Haxhiu theksoi se Kosova ka ndjekur një kurs të qartë të reformave, është plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së dhe po zbaton me seriozitet Agjendën e Reformave dhe Planin e Rritjes.
Sipas njoftimit të Presidencës, Haxhiu kërkoi që ky progres të marrë një përgjigje të qartë politike nga BE-ja përmes dhënies së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim.
Në takim u diskutua gjithashtu për zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit dhe rëndësinë e trajtimit të barabartë të Kosovës në përfaqësim rajonal, lidhje infrastrukturore, tregti, digjitalizim dhe qasje në iniciativat e tregut të përbashkët. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











