Kosova
Hava Misimi, blogere e vlerësuar për këshilla financiare në Zvicër dhe Gjermani
Hava Misimi është eksperte e financave, e vlerësuar me disa çmime
Hava Misimi është një këshilltare financiare, blogere e vlerësuar me çmime të shumta dhe profesioniste e rregullimit financiar, shkruan albinfo.ch.
29-vjeçarja shqiptare, e cila jeton në Gjermani, nga të gjithë tash njihet si një blogere e njohur financiare, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Zvicër dhe Austri.
Si vajzë e prindërve refugjatë nga Kosova, Hava jeton në Marbach am Neckar.
Ajo këshillon ndërmarrjet dhe zotëron aksione dhe pasuri të paluajtshme.
Që nga fillimi i vitit 2018, ajo u ka shpjeguar të rinjve botën e financave në blogun e saj shumë të njohur “Femance”.
Mediat zvicerane kanë shkruar artikuj të shumtë për Haven si treguese se si t’i mbani të ulëta shpenzimet.
Kjo teknikë mund të zbatohet për të gjitha objektet e dobishme, por sipas influencueses financiare Hava Misimi, më së miri shpjegohet duke përdorur shembullin e blerjes së rrobave. “Për secilën pjesë, pyesni veten sa shpesh do ta vishni”, thotë Misimi. Ju mund të vishni fundin me tegela për 30 franga nga H&M ose Zara dy herë në një festë. Prandaj, kostot për përdorim janë 15 franga. Nga ana tjetër, palltoja e cilësisë së lartë për 200 franga, vishet të paktën një të tretën e vitit kur është e freskët, pra për rreth 100 ditë. Kostoja për përdorim është 2 franga, që është dukshëm më e vogël se fundi i zbritjes së modës.
“Nëse mendoni se sa kohë duhet të punoni që të mund ta përballoni atë, me siguri do të mendoni dy herë për ta blerë atë”, thotë Hava Misimi. Mënyra më e mirë që kjo teknikë të funksionojë është të llogaritni sa fitoni në orë.
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













