Kosova
Harrojeni certifikimin e rezultateve përfundimtare deri javën e ardhshme
Në QNR janë rinumëruar 63%
Janë numëruar më shumë se gjysma e votave, të cilat KQZ kishte marrë vendim t’i çojë në rinumërim, pas problemeve me formularë. Pas rinumërimit, do të numërohen votat nga diaspora dhe votat me kusht, e më pastaj do të bëhet certifikimi i rezultateve.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 63% e kutive që me vendim të KQZ-së kanë shkuar në rinumërim dhe pritet që ky proces të përmbyllet nesër.
Burim Ahmetaj koordinator në QNR, tha se shumë shpejt mund të kemi certifikim të rezultateve, pasi të numërohen votat me kusht, ato nga diaspora dhe të personave me nevoja të veçanta.
“Kontrollimi i votave me kusht dhe numërimi i tyre. Kontrollimi i votave me nevoja të veçanta si dhe kontrollimi i të gjitha votave për subjekte politike dhe kandidatëve. Mund të themi se të gjitha këto procese nuk mund të kryhen brenda disa ditëve. Mund të na nevojitet më shumë se një javë”, thotë për RTV Dukagjinin, Burim Ahmetaj.
Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, tha se nëse nuk do të ketë ndonjë rinumërim tjerë, rezultati i zgjedhjeve mund të certifikohet javën e ardhshme.
“Në rast se nuk ka ndonjë vendim të KQZ-së për të dërguar në rinumërim edhe vendvotime tjera në rinumërim, atëherë me gjasë ky rinumërimi që ka filluar mund të përfundojë shumë shpejt. Pastaj do të përfundoj edhe numërimi i votave nga diaspora dhe personave me nevoja të veçanta brenda kësaj jave. Rrjeshimisht nga jave e ardhshme mund të kemi certifikim të rezultatit të zgjedhjeve”, deklaroi Arton Demhasaj.
Në Qendrën e Numërimit tani më kanë arritur edhe votat e ardhura nga diaspora, kjo pas vendimit të KQZ-së, që të largohen nga hapësirat e qendrës së verifikimit, pas dyshimeve se disa zyrtarë janë helmuar, gjatë verifikimit të votave nga Serbia.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












