Muzikë
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes
Revista prestigjioze amerikane e cilëson këngëtaren shqiptare “mbretëresha e Sunny Hill Festival” dhe vlerëson ndikimin e festivalit në promovimin e Kosovës.
Revista prestigjioze amerikane “Harper’s Bazaar” i ka kushtuar një artikull të veçantë Dua Lipës dhe Sunny Hill Festival, duke e vendosur Kosovën në qendër të vëmendjes së lexuesve ndërkombëtarë, transmeton albinfo.ch.
Në artikullin e publikuar më 4 gusht, revista shkruan se Dua Lipa solli industrinë botërore të muzikës në Prishtinë për festivalin disaditor, ndërsa e cilëson këngëtaren shqiptare si “mbretëresha e Sunny Hill Festival”.
“Harper’s Bazaar” ndalet veçanërisht te paraqitjet e saj gjatë festivalit, duke vlerësuar stilin dhe zgjedhjet e veshjeve. Sipas revistës, në natën e parë Dua Lipa u shfaq me një minifustan metalik të markës Rabanne, të punuar me rrjetë metalike dhe të zbukuruar me elemente lulesh tredimensionale, të cilin e kombinoi me çizme të zeza prej lëkure.
Në ditën pasuese, ajo zgjodhi një stil më bohem, duke veshur një kostum të bardhë prej dantelle të markës Chloé, me supe të zbuluara dhe një rrip të zi, ndërsa në mbrëmje i shtoi një xhaketë të kuqe dhe festoi së bashku me familjen.
Revista i kushton vëmendje edhe lidhjes së ngushtë të Dua Lipës me Kosovën, duke kujtuar se Sunny Hill Festival u themelua në vitin 2018 nga këngëtarja dhe prindërit e saj.
Në artikull përmendet se prindërit e Dua Lipës emigruan nga Kosova në Londër gjatë viteve ’90 dhe u rikthyen pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Gjithashtu theksohet se këngëtarja, edhe pse ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, ka kaluar një pjesë të fëmijërisë në Prishtinë dhe tashmë mban edhe shtetësinë e Kosovës.
Në fund, “Harper’s Bazaar” sjell edhe mesazhin emocionues që Dua Lipa ndau pas festivalit:
“Ta ndaja këtë natë me të gjithë ju, në qytetin që më formësoi, e rrethuar nga kaq shumë energji, gëzim dhe krenari… është e vështirë të përshkruhet me fjalë se çfarë do të thotë kjo.” /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës Gjatë intervistës atij i ishin bërë 48 pyetje, ndërsa Gjykata Administrative e Aargaut konstatoi se 23... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Ekstradohet nga Spanja në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë -
Gjermani
Aksidenti tragjik në Gjermani, ambasadori Ajeti: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane -
Kolona kilometërshe në kufirin Serbi–Kroaci, mërgimtarët përballen me pritje të gjata
Jeta në Austri
-
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë Organizata Vier Pfoten (Katër putrat) synon të stabilizojë numrin e qenve në planin afatgjatë: përmes kapjes,... -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C













