E-Diaspora
Haradinaj: Diaspora ka qenë zëri i Kosovës në momentet vendimtare
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në Munich të Gjermanisë, sot ka zhvilluar një takim më bashkatdhetarët në Gjermani.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj shprehu falënderimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë bashkatdhetarët tanë për Kosovën në të gjitha periudhat.
“Ndjehem mirë kur jam në mesin tuaj, pasi që jeni kontribuues të mëdhenj për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës. Qeveria e Kosovës do të jetë pranë jush në çdo moment dhe për këtë kemi themeluar Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, dhe tani keni një adresë tuajën”, tha kryeministri Haradinaj. Duke vlerësuar rolin e diasporës në Gjermani, kryeministri Haradinaj tha se zëri i tyre ka qenë zëri i Kosovës në momentet vendimtare, duke u bërë thirrje që të shohin mundësinë e investimeve në Kosovë dhe shprehu zotimin e tij dhe të Qeverisë që udhëheq se kërkesat e diasporës do ta kenë vëmendjen e duhur.
“Ju i keni dhënë mbështetjen e pakursyer vendit në momentet më të rëndësishme dhe të vështira historike dhe edhe tani në përmbyllje të shumë proceseve që po kalon Kosova, roli juaj është i nevojshëm, në mbrojtjen dhe përkrahjen sovranitetit të vendit”, tha kryeministri Haradinaj.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Haradinaj iu është përgjigjur interesimit të shumë bashkatdhetarëve, të cilët shprehën gatishmërinë e tyre që potencialin ekonomik ta investojnë në Kosovë, në të njëjtën kohë kërkuan që Qeveria të krijojë edhe më tej lehtësi për bashkatdhetarët.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











