Kosova
Haradinaj, Vuçiq dhe Gjuriq reagojnë për aksionin në veri
Ramush Haradinaj ka ftuar serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas aksionit të gjerë të policisë në veri të Mitrovicës, ka deklaruar se bëhet fjalë për zbatimin e ligjit dhe asgjë tjetër.
Haradinaj ka ftuar serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin, përcjell albinfo.ch.
“Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale. Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës. Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka nisur siç raportohet aktivitetet intensive diplomatike pas aksionit të sotëm të policisë së Kosovës në veri.
Kështu i kanë thënë Tanjugut nga kabineti i tij, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se presidenti i Serbisë i kërkoi “qendrave politike perëndimore që të ndalin Prishtinën dhe e bëjnë të qartë se Serbia nuk do të lejojë pastrimin etnik në Kosovë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i tha RTS-së se në emër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq,i ka informuar përfaqësuesit ndërkombëtar se nëse nuk e ndalin aksionin e Prishtinës, se kundëraksioni i Serbisë do të ndërmerret brenda ditës së sotshme.
Siç citohet nga mediat serbe, ai ka thënë se “forcat ROSU në Zubin Potok po sulmojnë popullsinë e paarmatosur serbe”, transmeton Koha.net.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë Ministrja Saranda Bogujevci dhe kryeministri Albin Kurti, morën pjesë mbrëmë në hapjen e festivalit “AS ANEJ,... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Shqiptarja Elona Latifi finaliste e çmimit prestigjioz të BBC-së në Britani -
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin
Jeta në Austri
-
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale Shqiptarja përfundoi doktoraturën në Universitetin BOKU, duke kombinuar gjenetikën, inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave... -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
















