Kosova
Haradinaj thotë se do t’ua kthejë dinjitetin mjekëve
Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës do t’ia kthejë integritetin sistemit të shëndetësisë, duke ngritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Në takimin që ka pasur me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe të komunitetit të mjekëve, ai ka thënë se janë mobilizuar për paga të dinjitetshme, ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe avancimin e ligjeve në këtë fushë, përcjell albinfo.ch.
“Mjekët janë heronjtë e Kosovës dhe e kemi detyrë t’ua kthejmë dinjitetin”, ka thënë Haradinaj.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përmendi zotimet për shtimin e investimeve në infrastrukturë, shtim të resurseve dhe pagave, si dhe sistemin e ri të blerjes së barnave.
E, u.d. i drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, tregoi hapat konkretë që janë ndërmarrë për ofrimin e shërbimeve 24 orë në disa sektorë, përfshirë edhe Institutin Onkologjik, zvogëlimin e listës së pritjeve për barna, koordinimin e spitaleve regjionale dhe programet për trajnimin e stafit të infermierisë dhe mjekëve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









