Kosova
Haradinaj thotë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është zotuar edhe një herë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë. Ai thotë se qeverisja e tij ka arritur që humbjet nga importi i obliguar, prej dhjetëra milionë eurosh në vitin 2017 t’i kthejnë në zero, përcjell albinfo.ch.
“Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë! Përveç kësaj, me hapat që kemi ndërmarrë, qëkur e kemi marrë mandatin e kësaj Qeverie, kemi arritur që humbjet nga importi i obliguar, prej dhjetëra milionë euro në vitin 2017 (sipas Bankës Botërore dhe KEK-ut) t’i kthejmë në zero më 2018-n, me siguri për profit në të ardhmen. Sot, sfida me energji është e fituar”, ka shkruar kryeministri në “Facebook”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











