Kosova
Haradinaj: S’ka ndarje të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka quajtur spekulime pretendimet e Sava Janjiqit se ka pasur skenarë për ndarjen e Kosovës. Janjiqi ka thënë se kishte parë skenarë, sipas të cilëve do të krijoheshin trazira në veri që të largonin serbët nga atje.
Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë ndarje dhe se territori i Kosovës është i pacenueshëm, e kanë dëshmuar me deklarata edhe krerë të lartë të NATO-s, përcjell albinfo.ch.
Këto deklarime i ka bërë gjatë vizitës në kampin Bondsteel, të cilin e ka cilësuar si garanci të paqes dhe të sigurisë jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.
Por, nuk ka dashur të flasë për të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës nëse ajo do të arrijë gjatë vitit 2018 të bëhet ushtri.
Në anën tjetër, komandanti i kampit Bondsteel, Nick Ducich, u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të mos largohen nga FSK-ja, duke i cilësuar si presione të papranueshme ndikimet që u janë bënë serbëve që janë larguar tashmë nga FSK-ja.
Ai ka shtuar se ka takuar shumë serbë, të cilët janë të gatshëm të bëhen pjesë e FSK-së. Komandanti Ducich nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e Janjiqit për ndarje të Kosovës, duke thënë se këto janë çështje politike.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto













