Kosova
Haradinaj: Rritja e pagave për mësimdhënësit, vetëm 4 për qind
Haradinaj pati kritika të shumta për mësimdhënësit, e madje ka kërkuar përgjegjësi nga ta
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, edhe një herë ka deklaruar se rritja e pagave për mësimdhënës do të jetë vetëm 4 për qind, ashtu siç ka qenë premtimi elektoral.
Lidhur me deklaratat e zyrtarëve sindikalë se kryeministri ia ka rritur pagën vetës dhe vartësve të tjerë të qeverisë për 100 %, Haradinaj tha se ky është vendim politik, e rritja e pagave duhet të bëhet sipas meritave.
Këto deklarata Haradinaj i bëri gjatë një vizite që e bëri në Ministrinë e Arsimit, ku u tha se është diskutuar rreth përgatitjeve për testimin ndërkombëtar PISA, si dhe përkrahjen e pakufizueshme që, sipas tij, do ta ofrojë Qeveria e Kosovës për këtë sektor. Haradinaj pati kritika të shumta për mësimdhënësit, e madje ka kërkuar përgjegjësi nga ta.
“E di që ka mësimdhënës të tillë që gjatë orëve mësimore luajnë shah, madje nëpër shkolla në vise më të largëta të vendit bëhen 3 ndërrime bashkë sa për të realizuar pak mësim, por kjo duhet të ndryshojë. Secili duhet të marrë përgjegjësitë për të cilat është ngarkuar, sepse nuk është e drejtë që nxënësit tanë të vuajnë nga papërgjegjësitë e dikujt”, ka shtuar Haradinaj.
Sipas Haradinajt, arsimi është prioritet i tij, edhe pse kohët e fundit ka qenë i zënë në zgjidhjen e problemit energjetik në vend.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital









