Kosova
Haradinaj paralajmëron Thaçin për shkarkim nëse shkel Kushtetutën në dialog
“Ju e dini se janë shkarkuar presidentë sepse kanë shkelur Kushtetutën. Ne kemi vija të kuqe, ne i kemi në Kushtetutën e vendit. Jemi të shpallur shtet, kemi territor. Nëse dikush del jashtë këtyre, ju e dini, është shkarkuar presidenti dy herë”, deklaroi Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Kosova ka vija të kuqe në dialogun me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, dhe ato sipas tij, janë në Kushtetutën e vendit.
Duke folur në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Haradinaj tha se kushdo që shkelë parimet e vendosura në Kushtetutë, do të shkarkohet, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën, me dy presidentët e mëparshëm të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Ju e dini se janë shkarkuar presidentë sepse kanë shkelur Kushtetutën. Ne kemi vija të kuqe, ne i kemi në Kushtetutën e vendit. Jemi të shpallur shtet, kemi territor. Nëse dikush del jashtë këtyre, ju e dini, është shkarkuar presidenti dy herë. Unë e kuptoj idenë që të nxjerrim vija të kuqe, që janë parimore, por ne e kemi kontratën nga e cila askush nga ne në Kosovë nuk guxojmë të dalim. Ajo është Kushtetuta e vendit. Konsensusi politik i brendshëm nuk është vetëm t’i mbrojmë vijat, por është që të afirmojmë të drejtën tonë”, është shprehur Haradinaj.
Kryeministri Haradinaj po ashtu tha se ka parë sinjale të mira nga dy partitë në opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate, rreth dialogut në Bruksel.
Ai tha se në këtë fazë të dialogut duhet të përfshihen partitë e përfaqësuara në Kuvend, veçanërisht ato në opozitë.
Qeveria, njoftoi Haradinaj, ka përgatitur një raport rreth arritjeve dhe sfidave të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel, që do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Sipas Bashkimit Evropian, ky dialog duhet të përfundojë me arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për të dyja palët, që pos tjerash, i çon të dyja vendet drejt integrimeve evropiane.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














