Kosova
Haradinaj: Nuk më është refuzuar viza për SHBA, jam në pritje
“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth raportimeve se atij i është refuzuar viza e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ende është në procedurë të marrjes së vizës amerikane.
“Më 24 mars ’98, kemi pasur momente jete apo vdekje. Kështu ka vazhduar deri më 24 mars ‘99, kur Amerika dhe NATO-ja na dolën në ndihmë. Kurrë nuk do ta harroj. Momente të vështira pritjeje deri më 24 mars ‘99. Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Për lajmin, ka reaguar deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj Bujupi, e cila ka thënë se nëse vërtet SHBA-ja ia ka refuzuar kryeministrit vizën, ai duhet të japë dorëheqje.
Por, deklaratat që u dhanë në mediat e Prishtinë, u dukëm më shumë si trillime se sa të vërteta. Ramush Haradinaj ishte njëri nga liderët e rrallë nga Ballkani që u ftua vitin e kaluar në Lutjet e Mëngjesit nga presidenti amerikan Donald Trump. Por, ky udhëtim doli i pafat, pasi Ramush Haradinaj u arrestua nga autoritetet franceze nën akuzat e lëshuara nga Beogradi për krime lufte dhe qëndroi tre muaj në Francë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











