Kosova
Haradinaj e quajti Blerim Rexhën “hajn ordiner”
Pas kritikave që mori, Kryeministri, Ramush Haradinaj, shpërtheu me akuza duke thënë se ish-drejtori i Agjencisë së Akreditimit, Blerim Rexha, është një hajn ordiner. Sipas tij Rexha ka lobuar në EQAR për t’u përjashtuar Kosova
Kuvendi i Kosovës po mban seancë të jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR-i gjë që shkaktuar debate të forta mes kryeministrit me deputetët e LDK-së e Vetëvendosjes.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, kërkoi përgjegjësi nga kryeministri Ramush Haradinaj, dhe nga ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyqi, për përjashtimin e AKA-së nga EQAR-i. Ndërsa, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se përjashtimi i Kosovës nga EQAR-i i ka dëmtuar studentët. Sipas saj, pas këtij përjashtimi, do të komplikohen në masë të madhe mundësitë e studentëve për të aplikuar në universitete ndërkombëtare.
Ndërsa, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, theksoi se vendimi për shkarkimin e bordit të Agjencionit të Kosovës për Akreditim, mund të quhet i ngutshëm. Por tha se edhe me bordin e vjetër EQAR-i do ta përjashtonte Kosovën.
Pas kritikave që mori, Kryeministri, Ramush Haradinaj, shpërtheu me akuza duke thënë se ish-drejtori i Agjencisë së Akreditimit, Blerim Rexha, është një hajn ordiner. Sipas tij Rexha ka lobuar në EQAR për t’u përjashtuar Kosova. Haradinaj thotë se nuk i kupton kundërshtitë e partive politike në vend rreth kësaj çështjeje. ‘Kujt është ka i dhem që është shkarku një njeri. Po me doket iu paska jep krejt partive se krejt jeni bërë bashkë”, ka shtuar kryeministri.
Tutje Haradinaj i ka replikuar edhe shefit të grupit parlamentar të LDKsë, Avdullah Hotit “Pse jam i nervozuar Avdulla, nuk jam prej ngarkesave. Por ka diçka që më dhemb janë fëmijët e këtij vendi, që s’po iu njihen diplomat”, tha ai.
Debat ka pasur edhe në mes deputetit të Nismës, Milaim Zeka dhe atij të VV-së Glauk Konjufca i cili tha se beson që përgjithësisht mësuesit kosovarë janë të ndërgjegjshëm dhe se punën e kryejnë me nder përveç atij të Milaim Zekës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










