Lajme
Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj shpallen të pafajshëm
Gjykata e Hagës nuk ka gjetur asnjë provë me të cilën vërtetohej akuza e Prokurorisë, se ish guerilët e UÇK-së kishin bërë krime të luftës
Gjykata Penala e Hagës për krimet në ish-Jugosllavi ka shpallur të pafajshëm tre ish luftëtarët e ish- Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Gjykata nuk ka gjetur asnjë provë me të cilën vërtetohej akuza e Prokurorisë, se ish-guerilët e UÇK-së ishin të përfshirë në krime të luftës.
Vendimi i rigjykimit të pjesshëm u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto. Ky i fundit tha se Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj nuk janë gjetur fajtor për akuzat për: vrasje, torturë dhe trajtim mizor, gjatë luftës së fundit në Zonën Operative të Dukagjinit në UÇK.
Ndërkaq me t’u shpallur vendimi për rastin e Haradinaj, mijëra qytetarë të mbledhur në Sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, por edhe nëpër qytetet e tjera që ishin duke e përcjellë drejtpërdrejt, kanë nisur festën. Fishekzjarrët dhe të shtënat kanë vazhduar për disa minuta. Për shumë qytetarë kjo është vazhdimësi e festës së 100 vjetorit.
Ramush Haradinaj, ish- komandant i UÇK-së në Dukagjin, është duke u përballur me Tribunalin e Hagës që nga 9 marsi i vitit 2005. Ai ishte akuzuar se bashkë me dy bashkëluftëtarët e tij kishte bërë krime të luftës ndaj serbëve, romëve, ashkalive dhe egjptasve, por edhe ndaj shqiptarëve kolaboracionistë të pushtetit të Serbisë gjatë viti 1998-1999.
Mirëpo më 3 prill të vitit 2008 Dhoma Gjyqësore e Tribunalit kishte shpallur aktgjykimin sipas të cilit, Haradinaj dhe Balaj ishin shpallur të pafajshëm lidhur me të gjitha akuzat për krime lufte, ndërsa Lahi Brahimaj ishte dënuar me gjashtë vjet burgim për trajtim mizor dhe torturim të dy personave në shtabin e UÇK-së në Jabllanicë.
Prokuroria e Hagës ndërkaq kishte paraqitur ankesë lidhur me vendimin e parë dhe si rezultat i kësaj, më 21 korrik të 2011, Dhoma e Apelit e Tribunalit e kishte vendosur për rigjykim për tre ish-pjesëtarët e UÇK-së. Ata sot u shpallën të pafajshëm dhe pas procedurave të Tribunalit, pritet të kthehen sot ose nesër në Kosovë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025









