Kosova
Haradinaj arsyeton numrin e madh të zv. ministrave
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ministrat e tij që t’u gjejnë më shumë punë zëvendësve të tyre. Në mbledhjen e Qeverisë, Haradinaj i ka informuar ministrat e tij në lidhje me raportin e punës dhe takimin që ka pasur me zëvendësministrat.
“Kam mbajtur një takim me zëvendësministrat. Shumica kanë dëshmuar një shkallë të seriozitetit në punë. Janë raporte të aktiviteteve të tyre. Kam kërkuar që në të ardhmen të maten efektet. Një lutje e kam për ministrat; të koordinoheni me ta më shumë për punët javore. Është praktikë e mirë, sepse mund të nxjerrim më shumë efekte të mira. Edhe pse është një numër i tillë çfarë është, e që është 74, arsyeshmëria mund të argumentohet nëse atyre u nxjerrim punë. Ju kisha lutur, jepuni punë”, u ka thënë Haradinaj ministrave, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka prezantuar detaje rreth themelimit të Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës. Lluka tha se kjo ndërmarrje do të jetë nënshkruese e marrëveshjes për blerjen e energjisë, ndërsa ftoi ministrat përgjegjës që të marrin pjesë në mbledhjen që do të mbahet të premten, në të cilën do të diskutohet për këtë çështje.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital








