Lajme
Hapet një pikë e shkollës shqipe në Rümlang të Zyrihut
Vazhdojnë sukseset e «Shkollës Shqipe» në Zvicër, nga njëra shkollë te tjetra, nga njëri kanton te tjetri, vazhdon të rritet interesimi i prindërve dhe njëkohësisht edhe i nxënësve, të cilët vijnë me përkushtim t`i ndjekin mësimet në gjuhën amtare. A ka gëzim më të madh kur i sheh këta fëmijë të buzëqeshur, të lumtur me abetare në duar.
Të hënën, më 24 tetor 2022, i hapi dyert edhe një pikë shkollore shqipe në Rümlang të Zyrihut. E kemi thënë në vazhdimësi se aty ku mësuesit punojnë me përkushtim dhe bëhen bashkë me prindërit, sukseset nuk mungojnë. Kjo është dëshmi e pikës shkollore në Rümlang të Zyrihut dhe dhjetëra pikave shkollore, ku prindër dhe mësues u bënë bashkë me qëllim që të hapet pika shkollore sa më afërm këtyre fëmijëve, të cilët jetojnë dhe i vijojnë mësimet në shkollën e vendit në këtë rajon. Mësimi zhvillohet çdo të hënë, nga ora 16:00 -18:30, ku Medini, Burhani, Jora, Aroni, Alisa, Xhensila, Saranda, Rejhani, Sara, Almini, Lorisi, Rinesa, Lea, Selina dhe Era u bëjnë thirrje edhe bashkëmoshatarëve të tjerë t`u bashkëngjiten në orët mësimore të gjuhës shqipe.

Klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhën shqipe i ngjasonte një çerdheje të vogël në vendlindje. Një copëzë e atdheut shpërndahej nëpërmjet teksteve shkollore “Gjuha dhe kultura kombëtare. Në fytyrat e prindërve shihej qartë gëzimi, se tani fëmijët e tyre jo vetëm që do të mësojnë edhe shqip, por edhe e kanë afër shkollën shqipe. Gatishmërinë e tyre për një bashkëpunim sa më të afërt e treguan edhe në mbledhjen e prindërve në mbrëmjen e kësaj të hëne, ku ata vullnetarisht zgjodhën edhe kryetaren e Këshillit të prindërve, znj. Burbuqe Elmazi, e cila së bashku me prindërit e tjerë do të angazhohen jo vetëm në rritjen e numrit të nxënësve, por edhe rreth aktiviteteve të lira.
Shkruan: Vaxhid Sejdiu
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












