Lajme
Hapet shkolla shqipe edhe në Bachenbüllach të Cyrihut
Të premten e kaluar, më 7 shkurt 2020, nxënësit e Shkollës Shqipe në Bahenbyllah (Bachenbüllach) filluan mësimet në gjuhën shqipe. Gëzimi ishte i papërshkrueshëm në këtë ditë të parë shkollore jo vetëm te nxënësit, por edhe te prindërit dhe veçanërisht te mësuesja e tyre Teuta Myrtaj.
Sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër nuk kanë të ndalur. Nga javë në javë jo vetëm që rritet numri i nxënësve nëpër pikat shkollore ku ekzistojnë, por edhe vazhdimisht hapen shkolla të reja shqipe, të cilat përfshijnë një shtrirje më të gjerë të shkollave shqipe jo vetëm në Kantonin e Cyrihut, por edhe në kantonet e tjera, përcjell albinfo.ch.
Ky vit shkollor pa dyshim është shembulli më mirë se si aty ku bëhen bashkë mësuesit dhe prindërit nuk mungon edhe rrita e shkollë shqipe.
Ky aktivitet kombëtar hedh poshtë të gjitha vlerësimet e atyre, të cilët deri dje fajin ua linin prindërve. Pra dhjetëra e dhjetëra shkolla të hapura gjatë këtij viti shkollor dëshmojnë interesimin e prindërve shqiptarë, të cilët dëshirojnë t`ua ruajnë gjuhën amtare fëmijëve të tyre.
Dhe, ky interesim është menaxhuar në mënyrë te shkëlqyer nga Këshilli i Arsimtarëve të Shkollës Shqipe në Zvicër. Këto fakte dëshmojnë punën dhe angazhimin e tyre në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe. Një mbështetje e madhe ishte dhe është vazhdimisht nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














