Kosova
Hapet Panairi Ndërkombëtar “Prishtina 2026”, fokusi te prodhimi dhe eksportet
Në Prishtinë është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2026”, ku janë mbledhur përfaqësues të komunitetit të biznesit nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni.
Sot është hapur Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2026”, në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe komunitetit të biznesit nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni, përcjell albinfo.ch.
Në hapjen e panairit morën pjesë edhe Mimoza Kusari-Lila, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI)ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, ambasadori i Sllovenisë, Borut Blaj, zëvendësambasadorja e Malit të Zi, Fedisa Daçiq, si dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna.
Gjatë aktivitetit u diskutua për rëndësinë e zhvillimit të sektorit privat, mbështetjen e prodhuesve dhe zgjerimin e mundësive për kompanitë kosovare në tregjet ndërkombëtare.
Në një deklaratë nga panairi u theksua se, pas zhvillimeve të fundit në Hagë, rëndësi e veçantë i kushtohet unitetit, forcimit të shtetit dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Sipas të dhënave të prezantuara, gjatë vitit 2026 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke zbatuar nëntë skema mbështetëse, me vlerë rreth 9.4 milionë euro. Këto skema përfshijnë investimet në makineri dhe teknologji, certifikimin, inovacionin, industrinë kreative dhe fuqizimin e grave ndërmarrëse.
Ndërkohë, 74 kompani kosovare janë mbështetur për pjesëmarrje në nëntë panaire ndërkombëtare, ku kanë promovuar rreth 1,200 produkte dhe shërbime.
Sipas shifrave të prezantuara, gjatë periudhës janar–maj 2026 eksportet e Kosovës janë rritur me 17.5 për qind, ndërsa importet me 5.8 për qind. Megjithatë, deficiti tregtar vazhdon të mbetet i lartë.
Në këtë drejtim, u theksua nevoja për rritjen e prodhimit vendor, zgjerimin e eksporteve dhe krijimin e produkteve e shërbimeve me vlerë më të lartë të shtuar.
Marrëveshjet tregtare, përfshirë CEFTA-n dhe EFTA-n, u cilësuan si mundësi për kompanitë kosovare për të zgjeruar aktivitetin e tyre në tregjet ndërkombëtare. Marrëveshja me EFTA-n pritet të hyjë në fuqi më 1 tetor.
Panairi “Prishtina 2026” synon të shërbejë si një hapësirë për promovimin e produkteve vendore, krijimin e kontakteve të reja ndërmjet bizneseve dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik me kompani nga rajoni dhe më gjerë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash Njëri u dënua me tre vjet burgim, nga të cilat 18 muaj do t’i vuajë, ndërsa... -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch -
Zvicër
Pronari shqiptar përballet me grabitësin në piceri në Zvicër: Ia mora thikën që të mos e vriste vajzën -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












