Kosova
Hapet gara e postereve dhe sloganeve rreth arsimit cilësor
Posterët do të jenë pjesë e ekspozitës në EUICC në Prishtinë dhe në Mitrovicë, si pjesë e aktiviteteve për Ditën e Evropës
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Zyra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian kanë prezantuar garën për dizajnimin e postereve dhe sloganeve në rëndësinë e arsimit cilësor në Kosovë. “Dizajno posterin dhe krijo sloganin tënd për të qenë pjesë e garës!”, thuhet në njoftim.
Krahas kampanjës në arsim cilësor, e cila do të lansohet shumë shpejt në Kosovë, dizajnerët, por edhe të gjithë personat kreativë, mund të aplikojnë në këtë garë me punët e tyre artistike. “Bëhu kreativ dhe dorëzo punën tënde për të qenë pjesë e garës. Çmimi prej € 1000 do të ndahet në gjysmë për dy fituesit e garës”.
Posterët do të jenë pjesë e ekspozitës në EUICC në Prishtinë dhe në Mitrovicë, si pjesë e aktiviteteve për Ditën e Evropës”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch. Afati i fundit për aplikim në garën tonë është 30 prilli 2018! Për më shumë informacione rreth aplikimit vizitoni www.euicc-ks.com, ndërsa pyetjet mund t’i adresoni në [email protected]
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











