Kultura
Hapet ekspozita shqiptare-austriake, Barbara Gashi – Skender Strika
Ekspozita e Barbara Gashit dhe Skënder Strikës me titull “Fund Vere – Fillim vjeshte”, është hapur në Heurigen Galerie Plos në Sosss, afër Badenit të Austrisë.
Ekspozita u hap nga Roland Bimo, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Austri dhe artistja Dorothea Soevegjarto.
Ambasadori Bimo kishte shprehur gëzimin e tij për këtë ekspozitë të suksesshme, ku krahas pamjeve verore me ngjyra të fuqishme të vjenezes, Barbara Gashi, mund të shihen edhe peizazhet shqiptare të piktorit Skënder Strica nga Shkodra.
Në fjalën e tij Roland Bimo vuri në dukje aftësinë e artit për të lidhur popujt, pasi arti kuptohet prej të gjithëve, pavarësisht nga gjuha amtare e secilit.
Bëhet fjalë për tablo me një atmosferë të veçantë që do të mbeten të ekspozuara deri më 20 shtator në Heurigen Galerie Plos në Sosss, afër Badenit të Austrisë.
Piktorja akademike, Barbara Gashi, trajton në punimet e saj kënaqësitë e verës, si notin në liqen, zhytjen nën ujë ose peshqit në det me një humor të këndshëm.
Kështu përshkruhen pikturat e Barbara Gashit dhe Skender Strikës:
”Ta shijojmë edhe një herë verën, ta përjetojmë edhe një herë ujin e kaltër si kristal dhe ngjyrat e qiellit, le të hidhemi edhe një herë në ujë për t‘u freskuar”.
Tabloja e Barbara Gashit „Irisi nën ylber“ të bën ta parandiesh vjeshtën. Në tablotë e Skender Strikës ajo është tashmë aty. Peizazhe të mrekullueshme dhe të papritura nga Shqipëria të magjepsin me ngjyrat e tyre.
Pyje në një të kuqe të portokalltë shtrihen pranë lëndinave në ngjyrë të gjelbër të thellë dhe fushave me ngjyrë okër, malet e mbuluara me mjegull shfaqen në forma mistike, ashtu si gojëdhënat dhe legjendat e Shqipërisë.
Peizazhisti shqiptar nga Shkodra kishte ardhur enkas për ekspozitën, ngase ishte ekspozita e tij e parë në Austri.
Info shqip - ekspozita Barbara Gashi-Skender Strica
Shkarko DokumentinE-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?