Shkurt.ch
Hapësira ajrore dhe politika e BE-së, në agjendën zvicerane-austriake
Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis dhe homologia e tij austriake, Karin Kneissl, kanë diskutuar politikën e BE-së, sigurinë e hapësirës ajrore dhe migrimin.
Gjatë vizitës së punës së Kneissl në Bernë të martën, Cassis e njoftoi atë për të ardhmen e marrëveshjes kornizë të Zvicrës me Bashkimin Evropian, “duke përfshirë nisjen e konsultimeve mbi draftin e marrëveshjes institucionale”, siç njoftoi Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) në një deklaratë. Në fund të vitit 2018, Austria përfundoi afatin gjashtë mujor të presidencës së radhës së BE-së.
Cassis dhe Kneissl diskutuan gjithashtu marrëveshjen bilaterale të hapësirës ajrore që hyn në fuqi më 1 shkurt, përcjell albinfo.ch.
“Marrëveshja autorizon pilotët zviceranë që të kalojnë kufirin austriak për të kundërshtuar një kërcënim ajror, për shembull, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Zvicra ka nënshkruar tashmë marrëveshje të hapësirës ajrore me vendet e tjera fqinje, duke i lejuar Forcës Ajrore Zvicerane t’u përgjigjet incidenteve në gjithë kufirin”, vëren FDFA.
Përveç kësaj, Cassis dhe Kneissl shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet aktuale botërore. Temat përfshinin bashkëpunimin në fushën e migracionit, reformat e sistemit të OKB-së dhe situatën në Lindjen e Mesme. Të dy kolegët gjithashtu theksuan “marrëdhëniet e shkëlqyera” midis Zvicrës dhe Austrisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











