Kosova
Hamza premton përkrahje financiare për rregullimin e memorialëve
Ministri i Financave të Kosovës, Bedri Hamza, i ka premtuar mbështetje financiare drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakaj, për të përmirësuar gjendjen e komplekseve memoriale në vend.
Hamza ka thënë se ekzekutivi do t’i japë theks të veçantë kompleksit memorial të familjes Jashari. Hamza gjithashtu tha se aktualisht janë një milion euro në shfrytëzim, dhe se për mjetet shtesë, të cilat duhen për realizimin e projektit për kompleksin Adem Jashari do të ndahen sipas kërkesës dhe nevojave që do të ketë kjo agjenci, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, Idriz Blakaj, falënderoi ministrin Hamza për gatishmërinë e tij për të mbuluar financiarisht shpenzimet sa u përket memorialëve.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës











