Shkurt.ch
“GSoA” kërkon ndalimin e industrisë ushtarake në Zvicër
Grupi në fjalë kërkon që "Zvicra të ndërpresë biznesin me vdekjen" në mënyrën që në Zvicër të shpallen të ndaluara investimet në industrinë luftarake
“Grupi për një Zvicër pa Ushtri” (GSoA) ka lansuar më 1 gusht një fushatë kundër industrisë zvicerane të armatimit. Fushata, nën moton “Ausgeschossen” (fund gjuajtjes) tematizon mënyrën se si Zvicra është implikuar në industrinë e armatimit.
Në fushatë bëhet fjalë për “katër shtyllat e pjesëmarrjes së Zvicrës në luftërat anembanë botës”, thuhet në një komunikatë që e ka shpërndarë të shtunën GSoA. Këto katër shtylla janë: financimi i ndërmarrjeve që prodhojnë armatimin, eksporti i materialeve luftarake, hulumtimet për qëllime luftarake dhe lobi i armatimit në parlament, shkruan nzz.ch.
Për të prezantuar fushatën, grupacioni GSoA ka zhvilluar dje disa aksione. Aktivistët e tij, në mesin e të cilëve edhe ish parlamentari nga Partia e Gjelbër, Jo Lang, protestuan para fabrikës së armatimit RUAG, një filiale të bankës UBS, para universitetit të Bernës dhe byrosë së firmës për këshillime Farner Consulting në Bernë.
Pjesëmarrja e Zvicrës në luftëra dhe konflikte duhet të na bëjë t`i vëmë gishtin kokës pikërisht në ditën e festës nacionale, mendon GSoA.
Grupi në fjalë kërkon që “Zvicra të ndërpresë biznesin me vdekjen” në mënyrën që në Zvicër të shpallen të ndaluara investimet në industrinë luftarake. Ndërsa për hulumtimet që lidhur me prodhimin e materieve luftarake bëhen në universitete, nevojitet një klauzolë civile, mendojnë në GSoA.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













