Integrimi
Grupet shqiptare, më aktivet në trafikimin me qeniet njerëzore
Nga të gjithë azilkërkuesit e paraqitur në Zvicër 80 % deklarojnë se kanë ardhur deri këtu me ndihmën e bandave kriminale, thuhet në një raport të Fedpol
Sipas një raporti që ka prezantuar sot Policia Federale e Zvicrës (Fedpol) del se deri më tash ka pasur një neglizhim të luftës kundër trafikut të organizuar me qenie njerëzore. Për pasojë, Zvicra duhet të përforcojë këtë luftë gjegjësisht të ashpërsojë masat kundër kësaj dukurie.
Raporti në fjalë konstaton se ka gjithnjë e më shumë migrantë që bien në duar të bandave krimeve të trafikantëve. Nga të gjithë azilkërkuesit e paraqitur në Zvicër 80 për qind kanë deklaruar se kanë ardhur deri këtu me ndihmën e bandave të përmendura. Nga ana tjetër në Zvicër brenda vitit ka jo më shumë se 20 dënime për veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore. Për këtë arsye raporti kërkon që policia dhe drejtësia duhen të aftësojnë më tepër ekspertë për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Sidomos sfidë të madhe përbëjnë bandat kriminale nga vendet e jashtme që veprojnë si rrjete ndërkombëtare të krimit.
Këto banda janë duke e kryer “punën” e tyre me metoda gjithnjë më të sofistikuara, përmes falsifikimeve të bëra në mënyrë më profesionale se më parë etj.
Edhe rrugët e trafikimit ndryshojnë vazhdimisht. Më së shpeshti ato kalojnë përmes vendeve të Ballkanit, merr vesh albinfo.ch. Në Zvicër ato shfrytëzojnë trafikun rrugor dhe atë hekurudhor , përmes vendeve të zonës së Shengenit, nga jugu, lindja dhe juglindja.
Vetë grupet që bëjnë trafikun identifikohen me etninë e të trafikuarve. Në Zvicër aktualisht janë në plan të parë grupet kriminele shqiptare, si dhe ato siriane dhe në masë më të vogël ato eritreane.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













