CH-Ballkani
Gruaja nga Kosova, pjesë e kabinetit të presidentes kroate
Përveç në zyrën e presidentes kroate, Gentiana është edhe menaxhere e Këshillit për Punë të Brendshme të BE-së në Këshillin Evropian të rinjve
Gentiana Fana, është pjesë e zyrës së Presidentes kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq.
Fana atje shërben si anëtare e Këshillit Rinor në zyrën presidenciale të Kroacisë, ndërsa ajo qysh në moshën dyvjeçare ishte larguar nga Kosova për tu vendosur bashkë me familjen në Zagreb, njofton Klan Kosova.
25 vjeçarja ka prejardhje nga komuna e Drenasit, ndërsa në një prononcim të dhënë për klankosova.tv ajo ka shpalosur disa nga detajet e angazhimeve të saj sa i përket pozitës që ajo ka në shtetin kroat:
“Me presidenten Kolinda Grabar- Kitaroviq gjithnjë kishim takime profesionale të cilat ndërlidhen me rininë dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen”, përcjell albinfo.ch.
Ajo tregon edhe për takimin më të veçantë që pati me të: “Takimi që më la më së shumti përshtypje ishte ai së bashku me të rinjtë tek shtëpia për fëmijë pa prind, pasi problemet me të cilat ballafaqohen ata çdo ditë janë të papërshkrueshme”, thotë ajo, njofton Klan Kosova.
Drenicasja Gentiana Fana, e cila jeton dhe vepron në Kroaci, theksoi për klankosova.tv edhe raportet që ky shtet vazhdon t’i ketë me Kosovën pasi dhe shpesh herë në vizitat zyrtare që Presidenti Hashim Thaçi realizoi atje, ajo ishte pjesë e disa takimeve:
“Kroacia e sheh Kosovën si një shtet mik, një aleat me të cilin mund të bashkëpunojë. Por për fat të keq, nga ana e Kroacisë ende nuk ka aq shumë investime në Kosovë ose Shqipëri dhe qëllimi i diasporës në Kroaci është të rritim investimet”.
Më tej ajo shton se Zagrebi zyrtar do e mbështesë rrugën e kosovarëve drejt Bashkimit Evropian, njofton Klan Kosova.
Gentiana Fana është e vetmja nga Kosova e cila është pjesë e Këshillit Rinor e zyrës presidenciale në Kroaci, pasi ky këshill sipas saj ka dy vjet që është formuar dhe renditet i pari në historinë e Kroacisë i këtij niveli.
Gentiana Fana në Kroaci studioi në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”
















