Bota
Greva paralizon Belgjikën
Dy aeroportet më të mëdha të vendit, ai i Brukselit dhe Charleroi, nuk pritet të kryejnë nisje fluturimesh, sipas kompanive menaxhuese
Belgjika po përgatitet për tre ditë grevë kombëtare, që nis sot, në shenjë proteste ndaj reformave fiskale të qeverisë së Bart De Wever, të cilat sindikatat i cilësojnë si “shkatërrim të shtetit të mirëqenies”.
Kompania publike hekurudhore (SNCB) kishte reduktuar linjat e transportit hekurudhor dhe fluturimet që prej ditës së diel, ndërsa sot pritet të funksionojë vetëm një linjë në dy ose tre, në varësi të destinacioneve.
Paralizë pritet edhe në pjesën tjetër të transportit publik, ndërsa linjat Eurostar që lidhin Brukselin me Parisin mund të preken gjithashtu, transmeton albinfo.ch.
Të martën, greva do të përfshijë shkollat, çerdhet, zyrat postare, shërbimet e pastrimit dhe një pjesë të madhe të shërbimeve shëndetësore. Edhe transporti publik do të vazhdojë me ndërprerje.
Kulmi i mobilizimit pritet të mërkurën, kur do të bashkohen edhe shumë sektorë të sektorit privat.
Dy aeroportet më të mëdha të vendit, ai i Brukselit dhe Charleroi, nuk pritet të kryejnë nisje fluturimesh, sipas kompanive menaxhuese. Probleme do të ketë edhe në mbërritje, pasi stafi tokësor dhe personeli i sigurisë do t’i bashkohen grevës.
Koalicioni qeverisës i qendrës së djathtë ka njoftuar masa shtrënguese me synimin për të kursyer 10 miliardë euro deri në vitin 2030. Belgjika, një nga vendet me një borxh të madh në BE, duhet të shkurtojë shpenzimet për të shmangur shkeljen e rregullave të borxhit dhe deficitit. Paralelisht, vendi është i detyruar të rrisë ndjeshëm buxhetin ushtarak sipas planeve të NATO-s.
Qeveria po përballet me presion të shtuar nga sindikatat dhe opinioni publik. Vetëm në tetor, rreth 100,000 persona protestuan në Bruksel kundër këtyre masave të planifikuara.
E-Diaspora
-
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës Nga 9 deri më 13 shtator, Berna do të jetë sërish nikoqire e festivalit Kino Kosova,... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











