E-Diaspora
Gresa trimëreshë merr vendimin jetësor. Suksese !
Një vajzë 15 vjeçare dhe rrëfimi i saj për paisjen që mbanë në krahë në vend të qantës shkollore.
Shoqet e saj kanë çanta të zbukuruara, ndërsa Gresa një pajisje oksigjeni këndore. Që nga lindja, 15-vjeçarja vuan nga një sëmundje kronike. Sot ajo ka marr një vendim për të ndryshuar jetën e saj.
Tre deri në katër shkallë, më shumë nuk mund të hipë më. Pastaj Gresa duhet të pushojë, të marrë frymë thellë. Një çantë e zezë, pak e lehtë varet mbi shpatullat e saj. Nga ajo, një tub i hollë shkon direkt tek dy vrimat e hundës së Gresës. Vajza 15-vjeçare pajisjen e oksigjenit e ka gjithmonë me vete kur del ndokund. Ajo rrit përmbajtjen e oksigjenit në ajrin që e thithë. Gresa mund të ecë e vetme në distanca të shkurtra, më parë në këmbë, aktualisht në karrocë. Për distanca më të gjata ajo ka nevojë për ndihmë. Kjo është arsyeja pse prindërit e saj e dërgojnë tek miqtë, tek mjeku ose në shitore. Taksi e shkollës e çon në shkollë. Vetëm në saje të një mbështetjeje shumë të madhe, Gresa është mjaft e lëvizshme.
Mushkëria e Gresës është e dëmtuar që nga lindja. Kjo është arsyeja pse ajo me vete mban një pajisje oksigjeni gjatë ditës dhe gjatë natës lidhet me ventilatorin stacionar pranë shtratit të saj, i cili e mbështet frymëmarrjen e saj gjatë natës. “Ajo ventilon mushkëritë e saj në mënyrë të mjaftueshme në mënyrë që Gresa të mund të pushojë mirë në mëngjes”, spjegon babai i saj. Edhe në klasë është një divan për Gresën, në të cilën ajo mund të pushojë nëse është e nevojshme dhe të vazhdojë t`i ndjekë mësimet.
“Një shkak i saktë ? – Po, kjo do të na ndihmonte edhe neve, por edhe mjekëve”, thotë më tej babai. Por diagnoza ende nuk është e saktë. Diagnoza e përgjithshme është pneumopatia, sëmundja e skeletit pulmonar. Kjo dëmton organet e Gresës dhe gjithnjë e kufizon cilësinë e jetës së tyre. Adoleshentja ka kaluar shumë ditë të jetës së saj të re në spitalin e fëmijëve: “Njësia e kujdesit intensiv, emergjenca, pneumologjia, kardiologjia, ortopedia, ne kemi qenë në reparte të shumta në spitalin e fëmijëve”, thotë babai i saj. Gresa është e prirur të ftohet dhe infektohet. Si rezultat i kësaj, ajo është dashur të fluturojë nga jashtë, për rast urgjent. “Ne me të vërtetë i vlerësojmë përpjekjet që po bën Spitali i Fëmijëve, i cili ka grumbulluar specialistë nga fusha të ndryshme që punojnë së bashku për tu përkujdesur për vajzën tonë dhe për të reaguar kaq shpejt”, ka pohuar babai i Gresës për faqen e spitalit të fëmijëve “kispi-150.ch”, përcjell Albinfo.ch.
Në verë Gresa do të fillojë një praktikë mbikëqyrëse për biznes, fillimisht me një orar prej 50 për qind. Jo sepse ka qenë profesioni i saj i ëndrrës, por sepse shëndeti i saj nuk lë mundësi të tjera të hapura. Sidoqoftë, adoleshentja inteligjente, ka shënuar nota të shkëlqyeshme, pavarësisht mungesave të shumta që lidhen me sëmundjen në shkollë, duke pritur përditshmëri të re.
Më parë, Gresa duhej të merrte një vendim që do ta ndryshonte jetën e saj. Specialistët në Spitalin e Fëmijëve asaj dhe prindërve të saj, i sugjeruan një transplantim të mushkërive. Kjo, për shkak se shëndeti i Gresës po përkeqësohet. Edhe pse ideja e një jete pa ventilatorë dhe pa ndihmë, por me pavarësi dhe shëndet më të mirë të joshë, në të njëjtën kohë edhe shkakton frikë nga operacioni, një organ i huaj, ilaçet e përditshme. Gresa hezitoi, prindërit e saj i dhanë kohë për të menduar, nuk i kishin bërë presion, por i shprehën mendimet e veta: “Është vendimi i saj. Ne jemi këtu për të ndihmuar, “spjegon babai i saj. Ndërkohë, Gresa ka vendosur: Ajo dëshiron më shumë cilësi të jetës dhe e di se kjo është e mundur vetëm me një mushkëri të re të shëndetshme. Përgatitjet kanë filluar.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj Nga grevat dhe protestat, deri te festat publike (që janë shumë), këtu janë gjërat që do...
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë