Maqedonia
Greqia miraton marrëveshjen për emrin e Maqedonisë
Greqia e ratifikoi Marrëveshjen e Prespës. Me 153 vota “Për”, 146 “Kundër” dhe 1 i “përmbajtur”, Kuvendi i Greqisë i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, me të cilën Maqedonia merr emrin Republika e Maqedonisë së Veriut dhe hapet rruga për anëtarësim në NATO dhe BE. Edhe pse pati rezistencë nga opozita greke brenda në Kuvend, ndërsa jashtë godinës protesta kryeministri Cipras ka arritur të sigurojë shumicë absolute në Kuvend. Menjëre pas votimit Cipras tha se Maqedonia e Veriut, e cila lindi sot, do të jetë vend mik.
Sot është një ditë historike. Sot po shkruhet një faqe e re për Ballkanin. Gjeneratat e ardhshme e të dyja vendeve ia kanë borxh falënderimin deputetëve të cilët me guxim i vendosën themele e të ardhmes në paqe, solidaritet, bashkëjetesë në harmoni mes dy popujve. Maqedonia e Veriut e cila lindi sot do të jetë aleate dhe mbështetëse e Greqisë në përpjekjet e saj për siguri, stabilitet si dhe zhvillim rajonal të përbashkët – deklaroi Aleksis Cipras, kryeministër, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch
Ndërkohë në fjalimin e tij të fundit para votimit, kryetari i Demokracisë së Re opozitare, Kyriakos Micotakis, deklaroi se kur të bëhet kryeministër do t’i vendos veto Maqedonisë për anëtarësim në BE.
Kur qytetarët grek do të më japin besimin si kryeministër, unë kategorikisht do të refuzojnë të zbatoj marrëveshjen në këtë mënyrë. Procesi i anëtarësimit të Maqedonisë në BE nuk është i lidhur me Marrëveshjen e Prespës. Greqia do të ruajë në tërësi të gjitha të drejtat që burojnë nga statusi i një shtet anëtar i Bashkimit Evropian. Kjo është, e drejta për të negociuar dhe për të hapur ose të mbyllur çdo nën-kapitull i procesit të para-anëtarësimit, në varësi të interesave kombëtare dhe të Komunitetit. Me fjalë të thjeshta, Greqia mundet në çdo moment të vë veto mbi procesin e bashkimit me Shkupin në familjen evropiane – u shpreh Kyriakos Micotakis, kryetar i Demokracisë së Re.
Ndërsa votohej në Kuvendin grekë, mijëra vetë kanë protestuar kundër ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, ku sërish janë shënuar incidente mes protestuesve dhe policëve. Pasi ratifikimit në Kuvend, tani Greqia do t’i njoftojë të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me qëllim që t’i hapë rrugën ratifikimit të protokollit nga vendet anëtare të NATO-s për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veriatlantike.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare














