Bota
Greqia dhe Rusia përplasen mbi të gjitha për primatin e ndikimit ndaj ortodoksëve
Njëherë Moska dhe Athina njiheshin si partnerë të ngushtë, por tashmë ajo është pjesë e së kaluarës: kryeministri grek Aleksis Cipras ka dëbuar diplomatët rusë, pasi kanë tentuar të përzihen në çështjen “maqedonase”, por jo vetëm.
Greqia do jetë një “urë lidhëse mes Europës dhe Rusisë” tha politikani i majtë grek gjatë fitores së zgjedhjeve – dhe vizitën e parë e kreu në Moskë. Dukeshte se Rusia gjeti partnerin më të rëndësishëm dhe tre vite më pas ata janë aty – por tashmë kundërshtarë.
Injorimi i paralajmërimeve
Moska kërkon që të fuqizojë portestat greke për të shmangur marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit. Por përveç këtij konflikti, që në rast se zgjidhet anëtarëson Maqedoninë në NATO, “Der Spiegel” shkruan edhe për një konflikt tjetër madhor mes Athinës dhe Moskës.
“Mbi të gjitha bëhet fjalë për Shoqëerinë Ortodokse Perandorake të Palestinës (Ippo), e cila udhëhiqet nga ish kryeministri dhe ish shefi i sherbimit sekret rus Sergej Stepashin,” përcjell albinfo.ch.
Ippo është themeluar në 1882 për të ndihmuar vizitat e pelegrinëve ortodoksë në Tokat e Shenjta. Ajo përdoret nga Rusia për të shtrirë ndikimin në botën ortodokse. Kontakte të ngushta ka me Republikën e Shenjtë të Athos në verilindje të Greqisë, një vend pelegrinazhi për rusët. Në 2016 drejt Greqisë udhëtoi Stepashin, për të hapur filialën e parë të Ippo.
“Shteti rus në Greqi duhet të punojë sinqerisht për shtimin e propagandës. Unë nuk i frikësohem kësaj fjalie,” tha ai atëherë, përcjell albinfo.ch.
Zv.shefi i filialës në Selanik u emërua Alexej Popov, atëkohë konsuli gjeneral rus në këtë qytet. Ai llogaritet ndër katër diplomatët rusë të cilët u dëbuan nga Athina.
E-Diaspora
-
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 Kryetari i L.A.P.Sh. “Naim Frashëri” falënderoi nxënësit, prindërit dhe mësuesit, duke bërë të ditur se në... -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














