Shqipëria
Greqia bllokon 7 tonë perime nga Shqipëria
Lajmi është publikuar nga mediat greke
Greqia bllokon 7 tonë perime nga Shqipëria me përmbajtje të lartë pesticidesh.
Autoritetet greke kanë bllokuar rreth 7 tonë perime me përmbajtje të lartë pesticidesh, të cilat vinin nga Shqipëria.
Lajmi është publikuar nga mediat greke edhe nga Sistemi i Shpejtë i Alarmit të Ushqimit, një sistem për raportimin e çështjeve të sigurisë ushqimore brenda Bashkimit Evropian.
Sipas mediave greke, sasia me perime, speca, kunguj dhe domate, është kapur në fillim të tetorit dhe, pas analizave të bëra në datën 23 tetor, ka rezultuar se perimet kishin përmbajte të lartë chlorpyrifos. (0.17 mg / kg – ppm)
Sekuestrimi i 6,995 kg perime u bë nga inspektorët e ushqimit të Drejtorisë Rajonale Ekonomike dhe Veterinare të Njësisë Rajonale Piraeus, në bashkëpunim me Qendrën Regjionale të Blegtorisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













