Lajme
Grenell: S’mund të ndihmojmë pa u hequr tarifa
I dërguar i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, vazhdon të insistojë se pa u hequr tarifa ndaj Serbisë nga ana e Kosovëa, SHBA-ja s’mund të ndihmojë.
Ai në një postim në Twitter thotë se Washingtoni është i fokusuar në zhvillim ekonomik e punësim.
“Washingtoni është i fokusuar në zhvillim ekonomik dhe punësim, ne besojmë se kjo është lënë anash në dialog. Por, ne s’mund të ndihmojmë kur tarifa e Qeverisë së Kosovës vazhdon t’i shkaktojë dëm Kosovës. Ato duhet të hiqen fillimisht. Gjithashtu, çështjet politike duhet të zgjidhen nga dy palët, jo nga Washingtoni”, ka shkruar Grenelli, përcjell Albinfo.ch.
Grenelli, ditë më parë e ka cilësuar si gabim heqjen e pjesshme të tarifës nga kryeministri Albin Kurti. Ndërkohë, që vazhdon të ripërsëritë se tarifa duhet të hiqet plotësisht për të pasur zhvillim ekonomik në Kosovë.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














