Portrete të firmave

Green Coast sjell Nammos Hotels & Resorts në Shqipëri: Një destinacion i ri lifestyle merr formë në Rivierën Shqiptare

Palasë, Shqipëri – 07. Gusht. 2026Green Coast, destinacioni bregdetar më përfaqësues i Shqipërisë, ka lidhur një partneritet strategjik me Nammos Hotels & Resorts, brandit mesdhetar lifestyle me njohje ndërkombëtare, për zhvillimin e një destinacioni të hotelerisë dhe rezidencave nën brandin Nammos, brenda projektit Green Coast. Ky njoftim shënon praninë e parë të Nammos në Shqipëri dhe konsolidon më tej pozicionin në rritje të Rivierës Shqiptare si një destinacion i preferuar për brandet luksoze ndërkombëtare.

Partneriteti bashkon dy organizata që ndajnë të njëjtin përkushtim ndaj cilësisë, krijimit të destinacioneve me identitet dhe zhvillimit afatgjatë të eksperiencës së jetesës mesdhetare. Green Coast është pozicionuar si standardi i referencës për jetesën e integruar bregdetare në Shqipëri, duke ndërthurur komunitetet rezidenciale, hotelerinë, hapësirat tregtare dhe argëtimin në një mjedis të planifikuar me kujdes në bregdetin e Jonit.

Sakaq, me origjinë në Mykonos, Nammos është shndërruar në një platformë globale lifestyle që përfshin hotele, rezidenca të branduara, gastronomi karakteristike, hapësira tregtare dhe mirëqenie, me prani në Mykonos, Dubai, Kanë, Sardenjë, Londër dhe Limassol. Shqipëria bëhet vendi i shtatë në botë që mirëpret brandin Nammos.

Destinacioni që do të zhvillohet nën brandin Nammos në Green Coast do të përfshijë një boutique hotel me rreth 29 njësi akomoduese, 12 rezidenca të branduara, restorantin karakteristik Nammos, koncepte të tjera të gastronomisë dhe pijeve, si dhe një hapësirë të kuruar retail, të gjitha në kuadër të një marrëveshjeje afatgjatë. Projekti do të konceptohet dhe operohet në përputhje me standardet e brandit Nammos Hotels & Resorts, duke krijuar një destinacion lifestyle të integruar, që pasqyron si identitetin global të brandit Nammos, ashtu edhe karakterin natyror të veçantë të Rivierës Shqiptare.

Petros Stathis, President i Nammos, u shpreh: “Jemi krenarë për partneritetin me Grupin BALFIN në këtë projekt emocionues, në një prej destinacioneve me rritjen më të shpejtë në Mesdhe. Nammos Resort Albania do të sjellë në Rivierën Shqiptare një eksperiencë ekskluzive të hotelerisë ultra-luksoze dhe do të vendosë një standard të ri për rajonin.”

Samir Mane, President i Grupit BALFIN, u shpreh: “Ky partneritet përfaqëson një moment të rëndësishëm në zhvillimin e Green Coast. Duke ndërthurur vizionin tonë afatgjatë për zhvillimin e destinacionit me ekspertizën e njohur globalisht të Nammos në fushën e lifestyle dhe hotelerisë, synojmë të krijojmë një hapësirë të veçantë që do të forcojë më tej pozicionimin ndërkombëtar të Rivierës Shqiptare. Së bashku, po krijojmë një destinacion që pasqyron maturimin dhe ambicien në rritje të sektorit të turizmit dhe hotelerisë në Shqipëri.”

Për Nammos Hotels & Resorts, partneriteti krijon mundësinë për t’u zgjeruar në një destinacion me pasuri të jashtëzakonshme natyrore, njohje ndërkombëtare gjithnjë e në rritje dhe potencial të fortë afatgjatë. Përmasat dhe infrastruktura e Green Coast, të zhvilluara përmes një investimi prej më shumë se 1 miliard eurosh, krijojnë bazën për një prani të integruar dhe të qëndrueshme të Nammos, të konceptuar për të krijuar vlerë afatgjatë për vizitorët, rezidentët dhe investitorët.

Ky njoftim pasqyron besimin e vazhdueshëm të brandeve ndërkombëtare të hotelerisë dhe lifestyle në sektorin e turizmit në Shqipëri dhe pritet të kontribuojë më tej në pozicionimin e Rivierës Shqiptare si një prej destinacioneve kryesore mesdhetare për turizmin, jetesën rezidenciale premium dhe investimet afatgjata.