Portrete të firmave
Green Building, një jetesë dhe komunitet i qëndrueshëm
Vlora Marina, i pari projekt në Shqipëri që merr certifikimin EDGE në projektim
Vlora Marina, projekti që do të realizohet në qendër të qytetit të Vlorës është projekti i parë i vlerësuar nga IFC dhe World Bank Group me certifikimin EDGE Design Stage për një kompleks rezidencial të një formati urban mix. EDGE (Excellence in Design for Greater Efficiencies) është i njohur si një sistem global certifikimi që i referohet qëndrueshmërisë mjedisore dhe ndërtimeve të njohura si “Green Building”, një vlerësim që jepet si në fazë projekti ashtu edhe pas realizimit të tij.
Vlora Marina është vlerësuar për projektin bazuar në eficencën e energjisë elektrike, kursimin e burimeve ujore dhe përdorimin e materialeve që reduktojnë emetimin e karbonit në mjedis.
Menaxheri i projektimit Flori Durmishi thotë se ky certifikim është i një rëndësie të veçantë si për rezidentët ashtu edhe për qytetin e Vlorës.
“Nëpërmjet këtij certifikimi, Vlora Marina ka dëshmuar angazhimin e saj për t’i sjellë vendit dhe Vlorës një projekt me standarde ndërkombëtare e inovatore projektimi dhe ndërtimi. Ky certifikim në fazën fillestare të projektit është një vlerësim shumë i veçantë për Vlora Marinën që jepet nga IFC , anëtar i World Bank Group, nëpërmjet Sintali, një kompani e akredituar për të vlerësuar performancën mjedisore, qëndrueshmërinë dhe zbatimin e praktikave miqësore me mjedisin në projekte ndërtimore. Kompania analizon dhe vlerëson në bazë të disa kritereve efikasitetin e sistemit të përdorimit të burimeve të energjisë elektrike, të ujit, ventilimit apo termoizolimit si dhe materialet e përdorura në ndërtimin e godinave. Vlerësimi bëhet në tre tipologji, ku Vlora Marina është vlerësuar me Nivelin 1 për 114 modele apartamentesh, për kursim të energjisë elektrike deri në 24%, kursim të ujit në 33% dhe reduktim të emetimit të karbonit në nivelin 42%”, vijoi më tej Durmishi.
Sipas Z. Durmishi, të gjithë këto parametra dhe ky certifikim nënkuptojnë një jetesë në një godinë e komunitet të qëndrueshëm dhe pro mjedisit, duke sjellë përfitime si për blerësit ashtu edhe për qytetin.
Përfitimet për blerësit:
Kosto më të ulëta të shërbimeve: Projektet me efikasitet energjetik reduktojnë faturat e energjisë elektrike dhe ujit.
Mjedis më të shëndetshëm për të jetuar: Materialet e qëndrueshme dhe cilësia më e mirë e ajrit përmirësojnë mirëqënien e banorëve.
Vlerë të shtuar të pronës: Ndërtesat e gjelbra të certifikuara kanë vlerë më të lartë të rishitjes dhe kërkesë në treg.
Stil i qëndrueshëm jetese: Blerësit kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit duke jetuar në një ndërtesë të certifikuar.
Përfitimet për qytetin e Vlorës:
Mbrojtja e mjedisit: Emetimi i reduktuar i karbonit dhe kursimi i ujit kontribuojnë në një të ardhme të gjelbër të Vlorës
Rritja ekonomike: Tërheqja e banorëve dhe investitorëve të ndërgjegjshëm për mjedisin, duke promovuar turizmin e qëndrueshëm dhe zhvillimin urban.
Njohja dhe Reputacioni: Rendit Vlorën si një qytet eko-miqësor, duke rritur reputacionin e saj global.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë Pas fitores së mbrëmshme ndaj Irlandës, ekipi i Kosovës i është rikthyer menjëherë përgatitjeve për sfidën... -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së















