Shkurt.ch
Gratë në Zvicër fitojnë 20% më pak se burrat
Afërsisht gjysma e këtij dallimi nuk mund të shpjegohet nga faktorë si: niveli arsimor, numri i viteve të shërbimit ose ushtrimi i një funksioni drejtues
Numri i grave zvicerane të punësuara është vazhdimisht në rritje. Por ato edhe më tutje fitojnë më pak se burrat, edhe kur e bëjnë të njëjtën punë, bën të ditur Zyra Federale e Zvicrës për Statistikë. Ato janë po kështu më pak se burrat të përfaqësuara në institucionet politike, shkrfuan sda.ch.
Kështu, në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit Federal numri i grave deputete është ulur nga viti 2003, transmeton albinfo.ch. Ndërsa në familjet me fëmijë, vazhdojnë të jenë kryesisht gratë ato që bëjnë punët e papaguara të shtëpisë.
Sipas statistikave më të reja, në vitin 2016 dallimi në paga në mes të burrave dhe grave në sektorin privat ka qenë mesatarisht 19.6% në dobi të burrave. Afërsisht gjysma e këtij dallimi nuk mund të shpjegohet nga faktorë si: niveli arsimor, numri i viteve të shërbimit ose ushtrimi i një funksioni drejtues.
Megjithatë, siç konstatojnë statistikanët, ka edhe përparime. Kështu, gratë e reja sot janë njësoj ose më shumë të arsimuara në krahasim me burrat e rinj, përcjell albinfo.ch. Ato po ashtu, në krahasim me gjendjen në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, janë dukshëm më shumë të punësuara ndërsa burrat punojnë gjithnjë më shumë punë me orar të pjesshëm.
Kështu, nëse në vitin 1991 ishin të punësuara 68.2% të grave nga 15 deri 64 vjeçare, sot kjo shkallë ka arritur në 79.9%. Në periudhën e njëjtë, përqindja e punësimit të burrave ka rënë nga 91.1% në 88.5%.
Megjithatë, gratë më shumë se burrat zgjedhin të bëjnë punë me orar të pjesshëm. Kështu, përderisa te gratë përqindja e kësaj kategorie përbën 59% të të gjitha të punësuarave, te burrat, vetëm 17.6%.
Sa i përket shkollimit, në vitin 1999 një femër në 100 sosh nga mosha 25 deri 34 vjeçare kishte diplomë të shkollimit të lartë në një kohë që te burrat kjo kuotë ishte 14.4 %. Ndërsa në vitin 2018 përqindja e grave të diplomuara të moshave të përmendura ka qenë 42.3% dhe ajo e burrave, 34.7%.
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











