Futboll
Granit Xhaka: Është mëkat që gjërat nuk funksionuan në finale
![](https://www.albinfo.at/wp-content/uploads/2024/05/32412.png)
Granit Xhaka ka shprehur zhgënjimin e tij pas humbjes në finalen e Ligës së Europës për herë të dytë në karrierë, pas asaj të humbur me Arsenalin përball Çellsit. Leverkuzeni u dorëzua përballë Atalantës së Gjimshitit, por ai insistoi se për ekipin nuk kishte rëndësi fakti që humbën pathyeshmërinë e sezonit, por që nuk siguruan trofeun duke luajtur siç dinë ata.
“Të jem i sinqertë, nuk na interesonte rekordi i pathyeshmërisë. Nuk na interesonte që në fillim. Gjithçka ishte për ndeshjen dhe, për fat të keq, humbëm një finale sot. Ky është futbolli, ne e thamë dje që do të ishte një ndeshje e vështirë. Komplimente Atalantës. Është mëkat që gjërat nuk funksionuan në finale. Ishim shumë mirë deri te kjo ndeshje dhe fakti që nuk ia dolëm të bëjmë atë që bëjmë zakonisht mirë, në një finale, është pjesë e lojës. Duhet ta pranojmë këtë”, tha mesfushori i Bajer Leverkuzenit.
Granit Xhaka tentoi të ngushtojë shifrat me një goditje nga distanca, gjithsesi gjuajtja nuk kishte forcën e duhur. Në minutën e 35-të, mundësi ideale për Grimaldon pas disa pasimesh të bukura nga skuadra e Xavit, ideja e tij u kuptua nga portieri Musso, që mbajti në kontroll sferën.
Në pjesën e dytë, Leverkusen rriti ndjeshëm presionin, por pësoi edhe golin e 3-të nga Lookman në të 75-tën, gol që mbylli një herë e mirë llogaritë. Në fund, festë e madhe për Gjimshitin me shokë, skuadra italiane “rrëmben” trofeun pas një edicioni fantastik në Europa League.
E-Diaspora
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit Urimi për festën e Kurban-Bajramit 2024...
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
-
Dietikon (ZH): Zamfina Rexhaj prezanton librin e saj mbi luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kur mund të kërkoj rimbursim për shpenzimet mjekësore në Austri? Nëse vizitoni një ‘mjek me zgjedhje’ në Austri ose shkoni për disa procedura dhe ekzaminime, mund...
-
Austriakët, të shqetësuar pas rritjes së FPO ekstremiste në zgjedhjet evropiane
-
A ka Austria probleme me drogën?
-
8 gjërat që duhet të dini përpara se të filloni një punë në zyre në Austri
-
Gjithçka që duhet të dini për marrjen me qira të një makine në Vjenë