Shkurt.ch
Grabit dy herë postën e njëjtë: 4 vjet e gjysmë burg për kosovarin
Herën e dytë, ai kishte shkuar në orën 6.45 të mëngjesit dhe në hyrjen zyrtare të postës kishte kërcënuar me pistoletë një punëtor duke e detyruar t`ia dorëzonte një shumë prej disa mijëra frangash
Një kosovar i moshës 39 vjeçare, është dënuar në Gjykatën e Sissach-ut, Kantoni Baselland me katër vjet e gjysmë burg. Ai akuzohej, veç tjerash për grabitjen e armatosur në dy raste të ndryshme të postës së njëjtë, në lokalitetin Läufelfingen të këtij kantoni, shkruan volksstime.ch.
Krahas dënimit me burg, ai duhet të bëjë edhe kompensimin e dëmit material dhe të paguajë shpenzimet e procedurës së gjykimit, transmeton albinfo.ch.
Sulmi i dytë i armatosur në filialin e postës kishte ndodhur më 25 janar 2016 ndërsa i pari, në nëntor 2015.
Herën e dytë, ai kishte shkuar në orën 6.45 të mëngjesit dhe në hyrjen zyrtare të postës kishte kërcënuar me pistoletë njërin nga punëtorët, përcjell albinfo.ch. Ai e kishte detyruar atë që t`ia dorëzonte një shumë prej disa mijëra frangave dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë












